Historia e kenges Moj e bukura More… Arben Llalla

Gjatë kërkimeve historike mundet të ndeshet edhe në kurthe, ku botime falcifikemesh për arsye të ndryshme janë botuar ku historiani apo studiuesi amator bie lehtë në kurthe të tilla. Lexojmë dhe rilexojmë botime për poepën e kthyer në këngë tashme “O E BUKURA MORE”, ku titulli “bombastik” të ngjall kureshtje se kjo poemë është 600 vjeçare. E vërteta është se kënga nuk është 600 vjeçare, as 550 vjeçare, por gjurmët e saja i gjejmë në vitin 1534. Për të qenë më i besueshëm për të vërtetën që them dhe mbroj po botojmë faksimilet e botimit të parë të kësaj poeme që është botuar në gjuhën shqipe me shkronja pellazge që njihen sot si të grekëve.(Grekët romei kanë krijuar alfabetin latin, ndërsa shqiptarët-pellazgë alfabetin e sotëm që përdorin grekët, kemi rrotacion).
Në vitin 1534 rreth 20.000 mijë arvanitas me në krye kapitenin Andrea Doria largohen nga Korona e Moresë në drejtim të Italisë së Jugut. Largimit të kësaj mase të madhe të popullsisë arvanitase nga trojet dhe shtëpitë e tyre u kushtohet poema “O e bukura More”. Për fat të keq ende nuk dihet autori që e krijoi këtë poemë e cila u kthye në himn për të gjithë popullin arbër. Por, për herë të parë poema “O e bukura More” u gjet e shkruar në vitin 1708, në dorëshkrimet e Kieutit. Filologu arbëresh Dhimitër Camarda (1821-1882), do ta ribotonte në vitin 1866, këtë vjershë në gjuhën shqipe por me shkronja greke në librin “Appendice al Saggio di Grammatologia Comprata Sulla Lingua Albanese”.

Vite më vonë poemës “O e bukura More” do t’i shtohen edhe disa reshta të tjera nga Arqimadriti Pietro Camodeca. Kjo këngë-vaje që i kushtohet dhimbjes shpirtërore për braktisjen e pasurive të tyre u këndua për herë të parë në fshatin arbëresh Shën Dhimitri Korone në Itali. Pra, kjo poemë e kthyer në këngë nuk i përket krijimeve të poezisë gojore të arbëreshëve por, të arvanitasve. Dallimi midis arbëreshëve dhe arvanitasve është sepse arbëreshët emigruan në Itali nga Arbëria (Shqipëria), ndërsa arvanitasit shkuan në Itali nga Greqia.

O E BUKURA MORE

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Krishtin na kemi me ne

Oj e bukura More

Thell të plas, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Shën Mërin kemi me ne

Oj e bukua More!

Thell të plas, me lot nder si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Petkat e të mirat tona

Na i lam te Korona

Papën na kemi me ne

Oj e bukura More!

Thell të plast, me lot ndër si

Na të lipisnjëm, Arbëri!

Malet tan me lis e driza

Të bukur sheshe me muriza

Të bukur kroje, të bukur gropa

Të bukur gjerdhe me fallopa!

Jemi e vemi ndë Itali

E më s’ju shomi me këta si!

Dherat të huaj hare s’kan

Se s’mbllin printët tan

Prindë, luftuat me thik më dor

Ndërpër shi e ndëpër bor

Ni ju lëm pa një qiri

E pa një vajim. Oj Arbëri!

Luajtim valle nd’atë More

Shtum kangjele ndë ato hje

Klisht e tona të bukuruara

Shpizit tona të nderuara!

Ni vjen Turku, Turku i zi

E tërpron klish e shpi

Qeti: Shihni jet e re,

Na tha Dorja, zoti Ndre,

Lipim qellnjëm ka do vemi

Se buartim mallin e s’e kemi

Me kët zemër, me këta si

Klajëm keq kët Arbëri!

Ndallandishe e ler e ler

Kur të vish ti njatër hjer

Vjen të vish ti te Korona

E s’gjën më shpit e tona!

Më së gjën trima hajdhjar

Po ngë një qen, çë kloft i vrar!

Kur u nistin gjith anit

E dherat tan iktin ka sit

Burrat gjith me një vajtim

Thirrtin grat me një vajtim,

Dil e hana ti, Stihji!

Oj More! Oj Arbëri!