Fortifikimi i Goricës
E ndodhur në bashkimin e lumenjve Osum dhe degës së tij Velabisht, ky fortifikim ka një rëndësi të dyfishtë. Nga njëra anë fortifikimi mbyll plotësisht grykën e Osumit, duke pasur përballë kalanë e Beratit, nga ana tjetër kontrollon mirë dhe nga afër shtegun tjetër që është grykëderdhja e Velabishtit. Nga ana veriore kalaja është e mbrojtur nga shkëmbi natyral, kurse në anët e tjera dhe më ekzaktësisht në atë lindore, jugore dhe pjesërisht perëndimore është e rrethuar me mure, të cilat mund të ndiqen pothuaj në të gjithë gjatësinë e tyre.
Duke u nisur nga teknika e ndërtimit si dhe qeramika, ky mur rrethues i takon shekujve 4-3 para Kr. Ekzistojnë të dhëna për praninë e mbetjeve arkeologjike të një periudhe më të hershme të cilat datojnë në Bronzin e Vonë dhe në atë të Hekurit në zonat përreth fortifikimit të Goricës, që mund të tregojë se ky vendbanim mund të jetë më i hershëm se shekulli 3-të para Kr. Ndërprerja e jetës në Kalanë e Goricës, lidhet me pushtimin romak, pas shekullit të 2-të para Kr.
Vendbanimi i fortifikuar i Gradishtës së Peshtanit
Kodrina që mban emrin e Gradishtës së Peshtanit ndodhet pranë fshatit Peshtan. Vendbanimi ka qenë shtrirë kryesisht në rrafshin e gjerë të kodrës, me një sipërfaqe rreth 2 ha dhe në disa tarraca të ngushta në faqet lindore, jugore dhe perëndimore të saj. Këto anë të kodrës janë relativisht të buta dhe me lartësi të vogël, vetëm faqja veriore, që është më e ngushta, përbën një mbrojtje natyrale për pjerrësinë e saj. Kjo linjë muri ishte e ndërtuar me blloqe katërkëndëshe prej guri ranor tek i cili mund të vërejmë teknikën e ndërtimit të mureve të periudhës ilire.Arkeologët, bazuar në teknikën e ndërtimit dhe të gjetjeve sipërfaqësore e datojnë këtë qytezë në shekullin e 4-rt para Kr. Kësaj periudhe i përkasin hedhje të shumta fragmentesh qeramike në faqen jugore të kodrës që ndoshta lidhen me ekzistencën një punishteje qeramike.
Mbjeshovë
Kalaja e Mbjeshovës ndodhet pranë fshatit Mbjeshovë, në skajin verior të malit Shpiragut. Sipërfaqja e rrethuar e Kalasë së Mbjeshovës arrin në 1, 5 – 2 ha. Muri rrethues, ruhet në një gjendje të mirë dhe në të gjithë gjatësinë duke ndjekur konturet e majës së kodrës.
Fortifikimi është i dyfishtë i formuar nga një mur i brendshëm përforcues duke shërbyer në të njëjtën kohë si shkallë dhe si vend vrojtimi për ushtarët. Në anën lindore ndodhen 3 kulla dhe një hyrje. Duke u mbështetur në kostruksionet e murit rrethues, të kullave dhe hyrjeve tipike të periudhës së vonë antike, kalaja daton në shekujt 4-5 mbas Kr. Kjo kala konsiderohet si një nga qendrat arkeologjike më të ruajtura të rajonit.
Kalaja e Vokopolës
Kalaja e Vokopolës e cila njihet si Kalaja e Ali Pashë Tepelenës, ndodhet në një kodër në veri-perëndim të fshatit Vokopolë pranë qytetit të Beratit. Ky fortifikim ndodhet mbi një kodër 765 m mbi nivelin e detit. Përmasat e kalasë dhe teknikat e ndërtimit tregojnë se kalaja mund të ketë shërbyer si garnizon ushtarak.
Kalaja e Beratit eshte ngritur në një kodër 187 metra të lartë, në të majtë të grykës së lumi osum Fillimisht, një vendbanim protourban, në shekullin e VII-V p.e.s, si një pikë strategjike e rëndesishme, ajo u shndërrua në qytet kështjellë me mure që arrinin në gjatësi deri në 1.400 metra dhe me një sipërfaqe prej 10 ha. Burimet historike deshmojne se prej këtij viti kalaja e Beratit ka qenë objekt i sulmeve të ndryshme. Në dokumenta të ndryshme historike të kohës gjenden një sërë emrash. Me emrin e lashte Antipatrea përmendet në vitin216 p e s. Nga romakët u quajt edhe Albanorum oppidium (fortesa e Arberve).Një nga monumentet më të bukur, më të mëdha dhe më të rëndësishëm të historisë dhe kulturës shqiptare është padyshim kalaja e Beratit. Me formën e saj të spikatur në trajtë trekëndëshi ajo ngrihet mbi një kodër të lartë 187 m, e cila ndodhet në bregun e djathtë të lumit Osum, duke dominuar luginën e tij (Hëna Spahiu, Qyteti Iliro-Arbëror i Beratit. Tiranë 1990). Në të kaluarën siguria e kësaj kështjelle ka qënë maksimale, sepse projektuesit e saj e ndërtuan pikërisht në këtë kodër ku ana jugore bie thikë mbi Osum, anët lindore dhe perëndimore kanë pjerrësi të madhe ndërsa në anën veriore kodra ulet ëmbël drejt qafës së Biftës, duke siguruar komunikimin. Muret kanë një perimetër prej 1400 m brinja lindore e këtij trekëndëshi është e gjatë 620 m ndërsa dy tjerat janë të barabarta dhe janë të gjata 410 m (Berati, Historia dhe arkitektura Tiranë 1988, fq. 34). Ndryshe nga kështjellat e tjera kalaja e Beratit ka qenë e pajisur me 24 kulla të cilat emërtohen sot me emrin turk TABJE së bashku me muret ato i përkasin periudhave të ndryshme të ndërtimit që nisin qysh nga shekulli IV Pk dhe përfundojnë gjatë kohës së sundimit të Ali Pashë Tepelenës (1813-1821). Brenda sipërfaqes prej 9.6 ha të kalasë ndodhen disa kisha, një pjesë e të cilave rrënojë, Sarajet turke, rrënojat e dy xhamive, sternat e ujit të quajtura Saranxha, sheshi i Sallabandës, sheshi i quajtur fusha e madhe etj. Ndërkohë që pjesën më të madhe të këtij oborrit të brendshëm e zënë një sërë rrugicash, kopshtesh, bacesh dhe shtëpi banimi të cilat përbëjnë lagjen e quajtur kala. Gjithsej ky monument ka katër porta komunikimi. Njëra prej tyre dhe pikërisht ajo që paraqet më shumë interes për shkak të elementeve përbërës të saj është ato e anës juglindore. Pasi kalon në të futesh në një oborr të fortifikuar, ku përpara të del një portë e dytë pikërisht në murin ballor të saj, në anën e djathtë të një harku