“Hapësirë 2017” ekspozita e artistëve të rinj vjen në galerinë e Edward Lear

“Hapësirë 2017” ekspozita e artistëve të rinj vjen në galerinë e Edward Lear

Galeria Edwart Lear ka hapur dyertë mbrëmjen e djeshme në Berat për ekspozitën e 31 artistëve të rinj, të cilët janë bashkuar sëbashku me krijimet e tyre në disa zhanera të artit pamor. Prindër, mësues, dashamirës të artit ndoqën çeljen e kësaj ekspozite që sipas kuratorit të saj synon të kthehet në një edicion institucional të përvitshëm me një hapësirë të rëndësishme për të rinjtë e talentuar.
31 artistë të rinj, student të Akademisë së Arteve sëbashku me nxënës të shkollës Artistike në Berat kanë bashkuar veprat e tyre në një ekspozitë që ju prezantua publikut beratas dhe që do të qëndrojë e hapur deri më 15 maj. Artistët e rinj u prezantuan me vepra në gjini të ndryshme si skulpturë, vaj, grafikë, akuarel dhe pastel. Ekspozita e rinjëve nuk ka vetëm si qëllim prezantimin e krijimeve të tyre më të fundit, por dhe lidhjen, bashkëpunimn, komunikimin, për të qënë lirshëm dhe të ndryshëm në prezantim dhe pregatitur për rrugën e gjatë të artit. Artistët e rinj komunikuan dje me publikun me gjuhën e lapsit, emocionet e ngjyrave, formës së vizatimit, ndërkohë që në të ardhmen synojnë gjetjet e reja të arteve pamore.
Për kuratorin e ekspozitës dhe drejtuesin e kësaj galerie Jani Kumati çelja e ekspozitës synon dhe gjallërimin e jetës artistike, shton interesin e ardashësve për të njohur përvojat e reja artistike bashkohore.
“Kjo ekspozitë do tu shërbejë njëkohësisht artistëve të rinj për të njohur artin mes tyre duke i nxitur dhe motivuar me shumë me njeri-tjetrin. Do të shërbejë në krijmin e një lidhje bashkëpunimi ndërmjet artistëve dhe galerive të rajonit dhe më gjerë në krijimin e veprimtarive të përbashkëta, tha Kumati për “Kult plus”.
“Hapësirë 2017” do të zërë një vend të rëndësishëm, do të transmetojë emocione të forta tek publike, do të pasurojë botën shpirtërore të qytetarëve, duke bërë një shërbesë të çmuar të pasurimit të traditës dhe kulturës qytetare”, tha ai.

Kjo ekspozitë synon të kthehet në një edicion të përvitshëm me një hapësirë të rëndësishme për të rinjtë e talentuar, të cilët do të mund të kenë hapësirën e tyre për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe me publikun.

E Azizolli