GJERGJ FISHTA…Ilmi Tahiri Podujeve.

gjergji-fishtes

 

GJERGJ FISHTA

E bekuar qoftë
Zadërima që rriti
bij dhe bija , poet,
atdhetarë dhe trima,
i kaliti vuajtja, i lartësoi
atdhedashuria,

o Gjergj Fishta
o poet kolos i letërsisë,
o biri i atdheut krenarë,
o biri i Shqipërisë,

këto vargje që kam
shkruar janë prej
mallit dhe dashurisë,
mijëra herë jemi takuar,
në lëndinën e poezisë,
sa bukur ia thoje,
unë biri i Shqipërisë,

o Gjergj Fishta
nderi ynë i letërsisë,
mësuesi i gjuhës shqipe,
poet i atdhedashurisë,

në këtë përvjetor,
mijëra vargje thuren ,
lexohen o biri i atdheut ,
Homeri shqiptarë , ti dhe
vargjet tuaja ishin himn
për Nobel të letërsisë,

por shpërblimin
për punën dijen dhe
atdhedashurinë tuaj
merre prej përjetësisë,
ti ishe nuri i atdheut
rrezearti , feniksi i Shqipërisë.

Autor : Ilmi Tahiri