Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” sjell në Berat kryetarin e komunës së Preshevës, çmime dhe vlerësime për emrat më të njohur të artit.. Nga Mimoza Haxhialiu

TakimiFondacioni “Nermin Vlora Falaschi” sjell në Berat kryetarin e komunës së Preshevës, çmime dhe vlerësime për emrat më të njohur të artit
BERAT- Me pjesëmarrjen e disa prej emrave më të njohur në fushën e artit dhe kulturës, brenda dhe jashtë kufinjëve të Shqipërisë, Fondacioni “Nermin Vlora Falaschi” ka organizuar mbrëmjen e djeshme një prej aktiviteteve kulturore. Tashmë me një degë dhe në qytetin e Beratit ky fonacion ka mbledhur dje në këtë qytet figurat më të njohura të artit dhe kulturës, me të cilët është bërë bashkpunëtorë për kontributin e dhënë në zhvillimin e këtyre venteve dhe kryetari i komunës së Preshevës, Rahmi Mustafa. Ky i fundit së bashku me drejtues të këtij fondacione, anëtare të tij brenda dhe jashtë Shqipërisë zhvilloi mbrëmë një takim në zyrën e kryetarit të bashkisë, Petrit Sinaj. Dy kryetarët e bashkive folën gjatë këtij takimi rreth mundësive që ofron ky fonadicon për bashkimin e artisteve brenda dhe jashtë kufijëve, por dhe binjakëzimin mes dy bashkive, asaj të Preshevës dhe Beratit. Ludmilla
Më pas në një takim mes miqësh dhe anëtare të këtij fondacioni janë shpërndarë vlerësime mirnjohje për vlerat e tyre profesionale, por dhe kontributin që kanë dhënë në organizimin e venteve të këtij fondacioni. Kështu, dega e fondacionit të Beratit vlerësoi me çertifikata mirnjohje për shkrimtaren Vosllava Musta, për këngëtaren Ludmilla Baballëku, ndërsa vlerësimi special nga vetë fondacioni ju dha kryetarit të komunës së Preshevës, Mustafa, çmim të cilin ja dorëzoi aktorja e mirnjohur e skenës dhe teatrit Tinka Kurti.
Kryetari I komunës Preshevë Rahmi Mustafa Tak kryetari
Vijm nga komuna Preshevë e cila ndodhet larg nga bashkia Berat sepse ne gjendemi në trekëndëshitnqë kufizohet me republikën e Kosovës dhe Maqedonisë por padrejtësisht shqiptarët e kësaj komune të mbetur përbrenda administrimit sërb por gjithmon të interesuar të ndërtojnë ura bashkëpunimi dhe bashklidhjeje me bashkitë të cilat janë në territorin Republikën e Shqipërisë dhe Kosovës duke mos mënjanuar asnjëher komunat shqiptare në Malin e Zi .Fondacjoni “Nermin Vlora Falaschi”ka bërë të pamundurën që të ribashkojë trojet Shqiptare në këtë aspekt të rivendosjes së bashkëpunimit të mirëfilltë që ka qënë një mollë e ndaluar në sistein monist si në Shqipëri dhe ish Jugosllavi.Është kënaqësi shum e madhe që jemi pjes e ngjarjeve sot që regjistrohen në Berat dhe falenderojm kryetarin e bashkisë Petrit Sinaj i cili me dashamirësinë më të madhe na ka pritur po na prêt dhe dotë vazhdojë miqësinë tonë duke u përpjekur që të integrojmë ose të vëllazërojmë në forëm binjakëzimi bashkisë Preshevë dhe bashkisë Berat për të cilën kemi nostagji të jashtëzakonshme prej kohësh si shqiptarë autoktonë të Luginës Preshevë .Kryetaret
Ndërsa kr. bashkisë Beratit Petrit Sinaj ka pohuar se është një kënaqësi e vecantë që të kem kryetarin e Preshevës në zyrë dhe në bashkinë e Beratit sepse na kujton që ne duhet të punojmë më shum për gjithë shqiptarët kudo ku janë sidomos për shqiptarët e Preshevës .Sinaj pohon se në do tua themi shqiptarëve të Preshevës se ne jemi një komb pavarësisht se kufijtë na ndajnë në kombe komuna bashki të ndryshme .Ne do të gjejmë edhe pika bashkëpunimi të tjera si arsim kultur art por edhe në ato tregëtare .Falenderoj fondacionin “Nermin Vlora Falaschi “për këtë mundësi organizimi dhe takimi sepse janë ato që përcjellin këtë bashkëpunim mjaft të mirë midis grave por edhe qyteteve tona .Kishim të pranishme përfaqësuese nga Italia por dhe Mali Zi kjo tregon që lëvizja mbarë kombëtare për të kërkuar më shumë bashkëpunim dhe atdhedashuri është tek sejcili pre nesh .Në preshevë ka shum banor me emrin Berat kjo na bën që të forcojmë edhe më shum lidhjet tona duke vijua më tej jo vetëm vizita zyrtare por dhe ato në fushën eturizmit por dhe midis tërinjve apo shkollave .Moza