FLAMURI MË YJE ËSHTË IMPONIM..Rame Smajlaj, Dimër, 2018

FLAMURI MË YJE ËSHTË IMPONIM

Flamurin na imponuan
Tashe e dhjet – vjet
Të përfaqësoj shtetin
Simbol pa dinjitet

Ngjyrat blu përban
Po në mes Evropës
Më shikon si njerkë
Duke më mohuar nënën

Sa shumë yje mban
Në Dardani s’ ndriçon
Godet gjakun e dëshmorëve
Për këtë populli nuk meriton

Aty ku u lidhë Besa
Mbi flamurin Kuq e Zi
lumenje gjaku është derdhur
Në tokë e gurë kala shqipe

Kjo tokë është tokë Arbërore
Nuk duron kurrë sundim
Mos u gëzoni në këtë përvjetor
Më flamurin më yje që është imponim

Rame Smajlaj,
Dimër, 2018

Fotografia e Rame Smajlaj
Fotografia e Rame Smajlaj