Fitore… Nga Namik Selmani.

Fitore

Shumë herë shamatohem me renë e qiellit të trazuar
E duart i kam të vogla që t’i heq me pëllëmbë të gjitha
Ku t’i gjej atë çast rrezet e diellit të munguar
Të më vijnë në vargje e të më derdhet në to drita????.

Shamatohem me njerëzit-gogolë që pas një qosheje shfaqen.
Me ca shinjestra që qëllojnë dhe në terrin e natës.
Dhe fjala bëhet komb a ferrë që mbillet në pragje
Dhe pengu të vjen në këmbë si pala më e lartë e dallgës.

Shamatohem me litarët e shiut e breshërit të rrëmbyer
Më njomin në palcë dhe në rrobën e fundit të trupit
Më mbetet poezia diku, e heshtur, e parrëfyer
Si një medaljon i fshehur në vezmen e plumbit.

Shamatohem me baltën, ferat e gurin e thiktë.
Që më grisin këpucët e çorapet e sapoblera.
Oh, flas si një Hamlet që brenda vetes më rilind/
Me turravrapin e pandalur për ëndrra të reja.

Shamatohem me sy që kullosin në Arat e Ligësisë
Më fort se ata që thyejnë tjegulla e vjedhin kotecë.
E bëhem pak Migjen me grushtin e madh të shtrirë.
Por edhe me lotin efshshur që brenda gjoksit buçet.

Shumë herë shamatohem egërsisht edhe me vetvete.
Që ka më shumë shi, stuhi e borë të bardhë.
Ku ta gjej një çadër të mbrohem në këtë moment
Të më bëhet më i lehtë hapi në udhën e gjatë???

6 nëntor 2018