Festivali i muzikës së vjetër, Vox Baroque mbush me tinguj muzen Kombëtar Onufri. Nga E A


Muzika napolitane e viteve 1600-1700 ka mbushur me tinguj muzeun Kombëtar Onufri në qytetin muze të Beratit. Edicioni i katërt i muzikës së vjetër, Vox Baroque është aktiviteti i vetëm i këtij lloji në Shqipëri që i kushtohet kretësisht repertorik barok dhe këtë vit vjen në edicionin e tij të katërt.
Erjola Azizolli
Koncerti është organizuar këtë vit në mjediset e jshtme të muzeut Kombëtar Onufri, ku pamja spektakolare është bashkuar me muzikën e përzgjedhur napoletane. Pas Gjirokastrës, Korçës dhe Vlorës, koncerti u zhvillua mbrëmjen e djeshme në Berat, ku është ndjekur me mjaft interes nga dashamirës së muzikës së vjetër, banorë të lagjes simbolike “Kala” dhe vizitorë.
Për Jusuf Beshirin, ideatorin e këtij festivali ky rrugëtim muzikor dhe turistik ofrohet për të katërtin vit për të gjithë ata që dëshirojnë të shijojnë tingujt e muzikës së vjetër sëbashku me bukuritë e vendeve ku ajo luhet, gjë e cila promovon dhe vlerat e trashëgimisë kulturore të vendit tonë. ‘Në Berat kemi sjell një grup të ri, i cili quhet Festa Rustika dhe kemi menduar që në program të vendosim muzikë napoletane.  Këngën dhe muzikën instrumentale napoletane të viteve 1600 – 1700 për hera të parë e prezantojnë si program si grupin dhe këtë koncert, tha Beshiri. Berati mendoj që e meriton të jetë një nga etapat tona dhe ska munguar në këto katër vite të festivalit dhe shpresoj se nuk do të mungoj as në të ardhmen”, tha ai.
Xhiorxhi Mateoli, drejtori i grupit napoletan, flautist, shprehet se zgjidhja për të organizuar një koncert në kalanë e Beratit është e përkryer, pasi vetë qyteti është një vlerë më vetë artistike.
“Nuk është hera e parë që vij në Shqipëri, pasi kam luajtur dhe më parë në mjdeist e brendshme të muzeut dhe kam performuar dhe në qytete të tjera. Italia dhe Shqipëria janë shumë afër dhe bashkëpunimi jonë do të jetë akoma më i ngushtë në të ardhmen. Vendi këtu është i jashtëzakonshëm, veçanërisht oborri i muzeut ku do të performojmë sot”, tha ai.