ËSHTË 77 APO 37?…. Nga Simon Vrusho.

Ing. DHIMITËR LLAZI

ËSHTË 77 APO 37?

I vetmi djalë i Kolit, një furrxhiu energjik dhe një peshkatari me intuitë, një furrxhi sa punëtor, i fuqishëm, aq edhe i butë, bamirës, Dhimitri do të kishte edhe kujdesin e nënës rrobaqepëse, si dhe të motrave… Djali i vetëm shkon tre vjet ushtar në marinë, në Himarë,1958-1961. Me një logjikë të mprehtë matematike, pas ushtrisë, punësohet si revizor i disa dyqaneve të shit-blerjes… Por një shitësi i gjenden 20 kokrra vezë mangut dhe për këtë revizor Dhimitri, i porsa dalë nga ushtria, dënohet dy vjet, hyn në burg, shkon në Burrel…

20 kokrra vezë, 2 vjet burg, ai që mbrojti Atdheun 3 vjet në bregdet…

Pas burgut, edhe lopata e komunales i ofrohet me mik, pastaj po me mik punon si hapës themelesh në kombinatin e tekstileve Berat… 1964… Përfundon të mesmen natën, pas punëve me lopatë e kazmë, e përfundon me nota maksimale.. I futet filialit për ing. tekstili. Shkëlqen. Pedagogët si Taxhedin Baholli që kishin kryer studimet jashtë, e pikasin inxhinierin me talent, vullnet dhe intuitë… Autodidakt i saktë, frëngjisht, rusisht, italisht e anglisht – janë gjuhët e përditshme edhe të zyrës së tij.

Kazmaxhiu dhe lopatari tani zë vendin e tij në byronë teknologjike të kombinatit, inxhinier, specialist, ekspert i dorës së parë…

E tregoi veten pas ’90-ës… Si ekspert klasi… Ku nuk ka qenë?
Në Indi, Itali, Zvicër, Francë, Greqi, Maqedoni, Mal të Zi, Kroaci, Rumani, Bullgari, Australi, Etiopi, Sudan…

Timid në vështrim të parë, por krejt i kundërt në biseda, diskutime, debate, i argumentuar, i ndjeshëm, pulsant, vetëm indiferent, jo…Dokumentacioni e tregon 77, por zëri, diksioni, intonacioni, toni e vizioni e tregojnë 37…

Në vend që të ishte ky deputet i Beratit, zgjidhen ca molomënë, dallkaukë dhe anadollakë…