Emigranti Lala qe investon kursimet e tije ne vendlindje . Per Iliriatv Ahmet Zani Kurbin.

Dhjetra nxënes të fshatrave të Malësisë së Kurbinit rrezikuan jetën, pasi furgoni me të cilin ata po udhëtonin u bllokua në ujë. Prurjet e shumta të ujit nga reshjet e dy diteve te  fundit të shiut, bllokuan rrugën në afërsi të fshatit Skuraj, duke rezikuar jeten e tyre  dhe izolimin e banorëve. Përballë kësaj situatë dhe neglizhences së pushtit vendor ata kërkuan ndihmen e biznesmenit Fitimtar Lala, per te nderhyre ne shpetimin e jetes se nxenesve nga mbytja . Tashme banoret e kesaj zone   prej disa vitesh në çdo rast të problematikës që shfaqet në zonën e malësisë së Kurbinit, do të kërkojnë ndihmën e tij. Fitmitar Lala është banor i kësaj zone që prej vitesh jeton dhe punon si emigrant  në SHBA, nderkohe ka kryer edhe investime ne krahinen e tije te vendlindjes. Duke permiresuar jetesen e bashkeatedhetarve te tije ku  investimet janë të dukshme në këtë zonë mjaft të varfër . Me kontributin e tijë përsonal ai anagazhoj mjetet dhe punëtoret për të bërë të mundur hapjen e rrugës e cila ishte bllokuar plotësisht nga prurjet e ujit dhe rrëshqitjet e dherave. Si pasoj eshte bere e mundur shpetimi i nxenesve dhe normalizimi i gjendjes se krijuar . Në një hark kohor mjaft të shkurtër rruga u bë e kalueshme dhe lëvizja e automjetëve vijoj pa probleme.  Fitimtari eshte i vetmi që po ju vjen në ndihmë banoreve në fshatrat e Malësisë së Kurbinit me investime dhe permiresimin e jetes se tyre ,  pasi si pushteti qëndror ashtu dhe ai vendor e ka braktisur këtë zonë.