Eja, eja, lule bore… Nga Namik Selmani.

Eja, eja, lule bore

Një dialog me lulet të bën më fisnik, të bën pak marrëtar. Të jep më shumë jetë. Ne jëetojmë një jetë të dytë kur e vëmë lulen në djepin e foshnjës, në duart e fëmijës, në duart e dashurisë, në duart e udhëheqësve ( pavarësisht se u takon apo jo) në duart e mësuesve, para të cilit edhe na rrëshqet pikëloti më i gëzuar i botës. Ose më mirë të dy palëve u ndodh ky lotim I vëmë në mermerin e dëshmorëve, të varreve të afërmëve tanë që duken se rizgjohen për pak çaste kur ata shohin që thellë dheut atë zgjatje të dorës së dridhur që vë aty një lule. Një zambak. Një trandofil. Një karafil. Një begonjë. Një …

Dialogu me lulet që hidhen në detin e madh në kujtim të viktimave ujore, që hidhen në një luginë humnerore në kujtim të një aksidenti tragjik. Në duart e të sëmurëve që, për pak minuta e mundin trishtimin e prangimit të ditës së tyre mes dhimbjeve , ofshamave, pragvdekjes ilaçeve thikave të kirurgut. Për të ardhur te lulet që ia vëmë në duar nënës në lindjen e pare, në festën e saj. Ohhhh, o zot ç;dhuratë të bukur që na ke bërë!!! E sërish ato. Lulet me dhe pa emra na vijnë në ëndërr në duar, në këngë, në ato epitete që i bëjmë për të dashurit tanë të çfarëdolloj moshe gjinie qofshim.

Në këngë petalet e luleve i kemi hedhur në fytyrat e të mirëve tanë. I kemi marrë nga livadhi nga bjeshka nga vazot e kemi parë se ia vlen të jetosh me to për to. Madje kur dhe bukën nuk e kishim në sofër, diku në një kusi të vjetëruar kemi mbjellë borziloku, manxuranën dhe e vadisnim me ujin e zemrave të shpirtit tonë. Më vjen në timpanët e veshit e të zemrës kënga “Eja, eja, lule borë” Një kryekëngë që ka brenda të gjitha ato që do shpirti njërëzor, i lodhur sot dhe nesër. Ka Pasaportë shkodrane kënga, .ka fjongo Bune në hapësirat tingullore të saj. Ka një zgjatje dorë në atë kacavirrje blerore në muret e avllive. Ka një gjëmbim të ëmbël në mollëzat e gishtërinjve. Ka pak foshnjëri të përjetshme, ka shumë maturi, ka gëzime jete që mundin trishtimet, dhimbjet, ka kurora që i merr qielli,ylberi,

Është një arie shpirtërore që do ta kishte zili çdo komb që e ka muzikën si jetë të dytë. Që mund të niste para valseve vjenezë, para himneve kombëtarë që të duan të jesh paksa serioz. Se me këtë këngë këndon zemra, këndon jeta . Eje, eja. lule