Egua dhe egocentrizmi qe po na vrasin perdite energjite pozitive mbi ceshtjen kombetare .!Nga Sulejman Abazi.

EGUA DHE EGOCENTRIZMI QE PO NA VRASIN PERDITE ENERGJITE POZITIVE MBI ÇESHTJEN KOMBETARE.!


Jane krijuar shume organizime atdhetare. Shume…..!
Qellimin e kane te mire, por ne thelb nuk jane ne sinkron me disa objektiva madhore, prej te cilave ne shqiptaret duhet te ndertojme taktikat dhe strategjine drejt Bashkimit Kombetar.
Sot ne kushte te reja, kjo aspirate kurre nuk bie dhe nuk humbet peshe, perkundrrazi, por rruget e realizimit te saj jane tjeter gje, ndryshe nga 140 vite me pare.
Cdo strategji dhe taktikat per realizimin e saj marrin ne konsiderate shume faktore dhe kete nuk mund ta beje kushdo. Kjo nuk behet as me patriotizem te zellshem, por kerkon mendje te hapura te njerezve te mencur te Kombit.
Edhe mua do te me pelqente ti emertoja “Shtet e Bashkuara te Shqiperise”, dhe kjo te realizohej, por ne termin tone baze ka vetem nje Shqiperi, brenda te ciles perfshihen territoret dhe popullsia shqiptare qe jeton ne to.
Edhe sikur kjo te ndodh, standardi nderkombetar sot eshte “popullsi dhe territor”.
Gjithesesi, eshte nje teme e gjere, qe kerkon shume shpjegime, por ne levizjen patriotike, per sa kohe ne nuk do te marrim ne konsiderate faktoret baze qe mund te na cojne drejt bashkimit, te gjithe organizimet do te deshtojne sic ka ndodhur deri tani. Njerezit qe marrin persiper pergjegjesi te tilla, nuk eshte mire ti lene vendin njeri tjetrit nen shprehjen: Ku ishe, hiç gjekundi”.
Ne kete situate te veshtire, por jo pa shprese, ajo qe do te vecoja, eshte veprimi i therrmimit kombetar nen ndikimin e egocentrizmit vrases shqiptar, i cili vazhdon te nxitet dhe te ushqehet nga qarqet me reaksionare antishqiptare ne Ballkan dhe me tej.
Kjo ego dhe ky egocentrizem qe me se shumti shfaqet dhe ben shume deme nga njerez te paformuar, mbeten sot pika jone me e dobet.
Sa per Familjen e Nderuar Jasharaj, ata i kane ofruar mbeshtetje dhe perkrahje kujdo qe ka dale ne mbeshtetje te interesave kombetare, por me emrin e tyre askush nuk ka te drejte te perfaqesohet pa fjalen e Baces Rifat dhe te te nderuarit Murat Jashari.
Faleminderit, respekt.
Sulejman Abazi, Tirane 23 maj 2018.