Edmond Nikolla : “Rinia e diasporës është e mrekullueshme”

Intervistë me këngëtarin e merituar të këngëve qytetare dhe baladave z.Edmond Nikolla

Intervistoi: Qazim Zejnaj ,Bern Ch

“Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin jetë. Vërtet jemi vatër talentësh po përmendi ne Shqiperi e shumë të tjerë të sukseshëm dhe më duket se kemi forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në trojet ku linda, që kultivohet me shekuj edhe unë mundohem të sjellë risi në tregun muzikor shqiptarë, pra muzikë moderne që pëlqehet sidomos nga rinia e diasporës”-na tha ndër të tjera z.Nikolla .

Një mbrëmje për disponim në lokalin e Macumba pronari Bekim Azemi na pret me bujari tradicionale dhe na dëshiron mirëseardhje. Muzika filloi me një vajzë të bukur, duke qeshur me sharmin e stilit të veçantë të cilën akoma nuk e kam zbuluar, por nga këndvështrimi im është një protagoniste e talentuar Albana Mesuli nga Shkodra . Në ato momente, rastësisht ishte i ulur në një skaj me kostum elegant si princi i monakos Alberti i parë.  Edmond Nilolla , të cilin në verë e kisha par në shume vatra muzikore ne diaspore me motren time te shquar Valbona Gjezo duke kenduar .

Ngrihem më vonë, perqfohem si e kemi zakon ne shqiptarët, e pastaj e pyet a keni dëshirë apo mundësi, për të bashkëbiseduar për nje intervsite ?

Përgjigjja, ishte po me kënaqësi të madhe . Në këto çaste, u ndërpre biseda se në skenë doli Doajena e shquar te cilen ekam pagezue pop diva e diaspores , Fahrije Zogaj , që ngriti emocione me këngën më të bukur shqipe.Pas kësaj, i erdhi radha “Don Princit nga Monako”, Kengetarit e “pavarotit” te Shqiperise Edmond NIkolles . Prezentimi i tij në fushën e muzikës, praqet dëshmi të kalimit, të thuash të natyrshëm të botës të muzikës, dhe duken absurde për reflektimet dhe vizionet kundërthënëse që trillohen ndaj muzikës që ofron Edmondi adhurueseve. Ai këndoi këngë që trajtojnë drama jetësore, vrojtime e rrjedha të personazheve të shquara historike, brez pas brezi, deri në kohën sotme siç janë: këngë magjike, balladë e dashurië që i referohet rrugës drejt jetës.

Pyetje : Pranoni komplimente. Jeni shumë këngëtarë i madh?

Edmond Nikolla : Dashamirësit e muzikës janë ata që më japin energji dhe nxitje për karrierën time muzikore, edhe më mbushin jetë. Nëse kapërcejë këta kufijë dhe vlerësohem nga publiku do të realizohet ëndrra ime që jam siç më quani ju.

Pyetje : Kur kengetaret thonë fjalën e tyre dëshmojnë se janë të qytetërimit evropian, e kurë bëjnë muzikë duken sikur i japin ushqim publikut.

Edmond Nikolla : Vërtet jemi vatër talentësh e shumë të tjerë të sukseshëm dhe më duket se kemi forcë, mençuri dhe shpirt racional, tipik me traditë të njohur në vendlindjen që kultivohet me shekuj muzika . Edhe unë mundohem të sjellë risi në tregun muzikor shqiptarë, pra muzikë moderne që pëlqehet sidomos nga rinia e diasporës,deri ne kontinentin e Amerikes ku isha vitin qe shkoj .

Pyetje :Këndoni për të gjitha sferat e jetës, vuajtjet dhe gëzimin e shqiptarëve në diasporë, si e arrini këtë, jeni i shkolluar apo keni talent?

Edmond Nikolla : Këto janë komponente të pandara. Mirëpo talenti është ai që këngëtari e fiton nga zoti.por une e kam profesion dhe i mbizotroje te gjitha instrumentet e tingujve ..

Pyetje: A kishit ndryshuar diçka nga diaspora dhe rinia e saj dhe a mendoni që kanë të meta?

Edmond Nikolla : Është një rini e shëndoshë e edukuar dhe e kulturuar dhe ka potencialë të paparë, të flasë për të meta më duket apsurde se mua nuk më takon.

Pyetje : Mendoni që ju injoroheni në Shqiperi dhe nuk ju pyet askush se si duhet t’ju ndimojë në fushën e muzikës?

Edmond Nilolla : Shpresojmë që në një të ardhme do të vlersohem si në shtete me traditë muzike.

 

Pyetje:  Keni edhe diçka për të shtuar apo dçka tjetër?

Edmond Nilolla : Une nuk do ndalem me videoklipe te reja e kenge te fresketa ne te ardhmen .. Ju falënderoj i nderuari Qazim juve dhe  fansat e mi të cilët më ndjekin ku do që këndoje.