Per Iliriatv nga: Ahmet Zani .
“Drejtësi pa Vonesa” ka qenë tema e takimit të organizuar në Gjykaten e Kurbinit nga OSBEE dhe USAID me pjesmarrjen e gjykatesve, prokuroreve dhe avokateve nga disa rrethe të veriut.Ata u bën pjese e dikustimeve duke renditur disa nga shkaqet që çojnë në zvarritjen e proçeseve gjyqësore.Kryetari i Gjykates Kurbin Alfred Gjoni u shpreh se duhet një bashkëpunim me të gjitha strukturat pjesmarrëse në gjykim që proçeset gjyqësore të mos kenë vonesa. “Duhet bashkpunim me insitucionet e tjera siç jane prokuroria Komisariati i Policise dhe te gjitha strukturat e tjera te perfshira ne proçeset gjyqesore kjo si nje menyre per te shmnagur vonesat e gjyqeve. Per kete ne do bejme dhe nje momorandum bashkepunim sepse i kemi identifikuar te gjitha problemete qe hasen. Shpresoj dhe besoj qe dhe me ndihmen e perfasuesve te OSBE dhe USAUID ti japim zgjidhje ketij problemi dhe mos te kete me zvarritje te proçeseve gjyqesore” tha Alfred Gjoni Përfsuesit e OSBEE dhe USAIDIT thanë se është shumë e nevojshme që qytetaret të kënë besim tek drejtesia dhe për këtë të gjithë aktoret duhet të angazhen për të zgjidhur problematikat që ka sot drejtësia në vendin tonë. Nisma e ndërmarrë nga përfasuesit e OSBEE dhe USAID do të shtrihet në të gjitha gjykatat e vendit ku përfasuesit e këtyre organizatave do të japin asistencen e tyre për mbarvajtjen e organëve të drejtësise.Kjo synon që qytetaret të mos sorollaten me muaj të terë në dyert e gjykateve për të kërkuar të drejten e tyre.

