Donald Lu paralajmëron gjyqtarët: Largohuni nëse jeni të korruptuar, mund të arrestoheni së shpejti. Mare nga faqia elektronike syri.net

Publikuar në 10:17, 14 Dhjetor, 2015 nga syri.netdonald-lu-1200x627Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Lu ka bërë sërish deklarata të ashpra ndaj gjyqtarëve të korruptuar sa i përket reformës në drejtësi. Duke folur në Konferencën Gjyqësore ku të pranishëm janë gjyqtarë e prokurorë, Donald Lu iu drejtua në sy atyre duke u thënë që të largohen nëse janë të korruptuar ose së shpejti do të arrestohen.

“E di që nuk jam shumë popullor për disa gjyqtarë këtu, prandaj sot do të flas ndyryshe. Për gjyqtarët e korruptuar mendoj se shumë prej jush s’do ta identifikoni veten të korruptuar. Nëse keni marrë ndonjë herë para ose favore jeni një gjyqtar i korruptuar, edhe nëse e ke bërë këtë vetëm një herë këtë, ke thyer ligjin dhe nuk je i përshtatshëm të jesh gjyqtar. Nëse ulni kokën dhe shihni kycin e dorës dhe mbaji një orë që kushton më shumë se makina ime ka të ngjarë të jeni gjyqtar i korruptuar dhe nëse ky është rasti, ju nxis ta lini këtë profesion menjëherë, mund të futeni në burg së shpejt”, tha Lu.

Ambasadori amerikan mori si shembull edhe gjyqtarët e ndershëm, për të cilët tha se puna e tyre në Shqipëri është shumë e vështirë.

“Për gjyqtarët e ndershëm, besoj se pjesa më e madhe janë profesionistë, gjyqtarët e ndershëm duhet të bëhen simboli i sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri. Tani është koha për gjyqtarë dhe prokurorë të ndershëm që të flasin. Ju mund të bini ose mos bini dakort me propozimet. SHBA dhe Be kanë qenë hartues aktivë të çdo pjesë të reformës”, u shpreh Donald Lu.

Ambasadori iu bëri gjyqtarëve edhe një pyetje: “Çfarë bëni kur një politikan përpiqet tju tregojë si të vendosni ose kur dikush përpiqet tju japë ryshfet, mezi pres ditën që në Shqipëri përgjigjia të jepet”, mbylli fjalimin ambasadori Lu.

E pranishme në Konferencën Gjyqësore ishte edhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin, e cila tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund sjelljeve korruptive të gjyqtarëve e prokurorëve.

“Kjo nuk është reformë kundër gjyqtarëve. Reforma është projektuar që të sillet sërish besimi. Edhe për ti dhënë fund sjelljeve korruptive që shkatërrojnë themelet e demokracisë në Shqipëri. Ka shumë elemente kjo reformën dhe një arsye kyce ëshë mungesa thelbësore e besimit në sistemin gjyqësor. Po të isha unë gjyqare në Shqipëri që bënte punën me përkushtim, unë do të isha e para ajo që do kërkonte reformën duke përfshirë edhe rivlerësimin e gjyqtarëve. Dhe kjo për arsye se do të doja të mbroja respektin për punën time dhe profesionin tim. Ata që i shërbejnë ligjit janë mbrojtësit kryesorë të Kushtetutës”, u shpreh Vlahutin.