Dita e Dialogut me Diasporën. Nga Petrit Aliaj Itali.

Dita e Dialogut me Diasporën.
Për konferencën “Dialog me Diasporën” e cila u mbajt në muzeun e mrekullueshëm Wallraf-Richard Museum të Këlnit Gjermani ,arritëm ta mësonim njoftimin vetëm në fejsbuk,nga shoqata integrative Gjermano –Shqiptare “IDEAL”.Shoqatë e cila kishte marrë përsipër organizimin e saj .
Në këtë takim zj,Anduena Stephan,e cila me shumë kompetencë e moderoi këtë konferencë duke na shpalosur ndër të tjera, platformën për bashkëpunim në fushat e Integrimit ,komunikimit e zgjerimit të rrjetit të kontakteve me shkëmbimin e eksperiencave të vlefëshme në kulturë,tradita ,gjuhë e ekonomi.Mbështetja e talenteve të reja,vëmendja për rritjen e kapaciteteve teknike dhe ndërgjegjësim në angazhimet e marra,shtoi zonja Stephen;janë pjesë e angazhimeve tona për një shoqëri të mirë integruar.
Në konferencë ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga organizata mbarë kombëtare e Lobit Euro-Atlantik Shqiptar me kryetar,z Shukri Ymeri dhe n/kryetar z.Musa Tolaj.Aty përfaqësuesit e L.E.A.SH takuan personalisht edhe me presidentit e Republikës së Shqipërisë z.Ilir Meta me të cilin u arrit të informohej për angazhimin që kjo organizatë mbarë kombëtare shqiptare ka marrë përsipër e,u ra dakort për mundësinë e një pritje zyrtare së afërmi në presidencë nga ana e tij e një delegacioni të L.E.A.SH. Kënaqësi ishte edhe njohja e bashkëbisedimi me zj.Anduena Stephan ,presidente e kësaj shoqate si edhe konsulle nderi e Republikës së Shqipërisë në kryeqendrën e Landit të North Rhine-Westphalen të Republikës Federale të Gjermanisë në Këln.Ajo u shpreh shumë pozitivisht për një bashkëpunim të mundshëm në mes nesh e rëndësinë e takimeve më të shpeshta në diasporë. Në konferencë, i ftuar i nderit ishte edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta.Gjithashtu merrnin pjesë; n/kryetari i bashkisë së Këlnit Ralf Heinen, sekretarja e shtetit Gjerman.Serep Guler. Ministri i zhvillimit ekonomik të Kosovës Valdrin Lluka,ambasadorët e Shqipërisë, Kosovës e kryebashkiakë nga Shqipëria e të tjerë,përfaqësues nga diaspora. Në ktë konferencë në emër të org.Vullnetare”Interaction”në Brescia, si vetme përfaqësuese nga komuniteti shqiptar në Itali isha unë.(P.A) – Presidenti Meta në përshëndetjen e tij u shpreh se;nuk mund të mungoja në këtë aktivitet për tri arsye: së pari, sepse zhvillohet në Gjermani,motori i zhvillimit të Evropës, së dyti; zhvillohet në rajonin e Westphalias, Landit me popullsinë më të madhe në Gjermani e potencial të jashtëzakonshëm zhvillimi; dhe së treti; për shkak të pranisë domethënëse të diasporës shqiptare në këtë vend.
Në vijim,presidenti Meta u shpreh se;Shqipëria i mbetet borxhlije diasporës së saj, jo vetëm prej traumave të kaluara, por edhe për mundësitë e kufizuara për mbështetjen e tyre.Rritja e mundësive për një dialog më të dobishëm dhe rezultativ me diasporën, rrit fuqinë e ndikimit pozitv për të ardhëmen.
Në këtë kontekst, Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e promovimit të identitetit, trashëgimisë dhe gjuhës shqipe nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta me shqiptarët nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Presheva, etj. Duke u ndalur tek rëndësia e afrimit të shërbimeve ndaj bashkëkombasve tanë. Presidenti Meta theksoi se të tilla marrëveshje janë veçanërisht të rëndësishme për vende ku shqiptarët janë më të shumtë në numër, si Italia, Greqia, Anglia, etj.
Presidenti Meta bëri thirrje për një përpjekje të përbashkët në përmbysjen e raportit “brain drain”-it me “brain gain” në Shqipëri.(..hartimin e programeve për thithjen e trurit të larguar  nga Shqipëria) duke besuar tek aftësitë e diasporës për përmirësim.
Në pushimin e drekës patëm kënaqësinë të merrnim një kafe së bashku me pedagogun e fakultetit të sociologjisë në Prishtinë prof.Shemsi Reqica i cili na përgëzoi për inisiativën duke theksuar njëkohësisht se, shtrirja e jonë duhet ti kalojë caqet e Europës.Në konferencë u fol edhe për bashkëpunimin dhe evidentimin e rrjeteve të diasporës dhe atë të të rinjve në Bashkimin Europian.Për përfaqësimin politik në integrim ,shëndetësinë,shërbimet etj .
-Lind pyetja se;çfarë roli mund të ketë diaspora shqiptare? A ka ardhur koha e realizimit të një strukture ombrellë ? etj.
Kjo pyetje qarkulloi në holle e bashkëbisedime ndër grupe të njohurish për pozitivitetin e idesë,së bashku me dyshimet që disa kolegë,shfaqnin për lindjen e mjaft organizatave JO qeveritare të cilat kthehen më pas në parti politike. Ndër idetë dhe mundësinë që ka kushdo për të qënë nën një ombrellë. Zotri Shukri Ymeri shprehu opsionet e veta për vemendjen që Org,mbarë kombëtare e Lobit Shqiptar (L.E.A.SH) i ka dedikuar dialogut të saj me këdo ndërmjet kontakteve me strukturat tona të ngritura në disa shtete të Europës.Kjo formë e shtrirjes dhe e bashkëpunimt tonë na garanton natyrshëm realizimin e programit të perspektivës për zhvillim të shoqërisë e kombit shqiptar.
Petrit Aliaj.
Këln,Gjermani.25.11.2017.