Diaspora . Formimi i një strukture të re politke në Kosovë, Aleanca e Bashkuar Shqiptare(ABSH) Nga Hajrulla Buzani

absh1Formimi i një strukture të re politke në Kosovë,
Aleanca e Bashkuar Shqiptare(ABSH)

Gurëthemelet e para të strukturës së re politike u vunë më 28.06.2015, në Hennef te Gjermanisë, ku në këtë takim morën pjes 11 antarë të Bashkësive të Shoqatave, Lobëve Shqiptarë, Profesor dhe vullnetëmirë që janë të gatshëm ta ndihmonj Kosovën dhe trevat e tjera Shqiptare në të gjitha fushat si Ekonomike ashtu dhe Politike.
Në këtë takim u theksua se Kosova dhe trevat tjera janë në krizë të madhe si ekonomike ashtu dhe politike, që veshtirë që do dale nga kjo krizë pa u angazhuar edhe nje herë mërgata jonë, pasi që edhe pse pas 16 viteve nga çlirimi i luftës, Kosova nuk ka përmisime as ekonomikishtë e as politikishtë. Mendimi i të gjithëve ishte se Kosova ka nevoj për një frymë të re politike që të punonj për të miren e qytetarëve, ti kthehet dinjiteti, të kenë prespektivë dhe shpresë për të vazhduar të punojn për të mirën e vendit pasi që ndihmat nga mërgata jonë nuk do mungonjë asnjëherë, sepse e ardhmja e tyre ështe aty ku jetonj, por asesi ne rrugët e Europës, sepse kjo nuk është zgjedhje e vetme ta leshë vendlindjen e të shkosh të punosh për vend të huaj. Analistet  kanë konstatuar se nga trojet Shqiptare kanë migruar mbi 200.000 banor, duke marrë rrugën ne gjithë botën, për një kohë shumë të shkurtur, vetëm për një të ardhme më të mirë për pasardhësit e tyre, e këtë dukuri mund ta eleminonj njerëzit e Partisë së re Politike të ABSH-së dhe vullnetëatdhedashësit tanë që kanë qëllimet e mira për vendin.  Gjithashtu në këtë takim u theksua dhe njohja e kontributit e të gjithe atyrëve që ia prunë Kosovës lirinë, pasi që falë tyre ne tashmë gëzojme dhe Pavarsinë e Kosovës.
Më vonë do jenë edhe dy Komisione të tjera e cila njëra do mbahet ne Europën Perendimore, e tjetra ne Kosovë.

AleancaRreth ABSH-së..
Janë ofruar antarë nga mërgata si dhe nga vendet e trevave Shqiptare, ekspert dhe këshilltar të fushave të ndryshëm si: Intelektual, puntorë, gazetarë, bizismen, mjek, studentë, njerëz të artit, të kulturës, të shkencës, të politikës, si dhe veteran të luftës dhe të arsimit.

Problemet që e kanë kapluar Kosovën, dhe trevat tjera Shqiptare..
Të gjithë jemi dëshmitar të ngjarjëve të fundit që po ndodhin në Kosovë dhe në trevat tjera te banuara me Shqiptarë, ku asnjëri nga ne nuk jemi të kënaqur me gjendjen që mbizotëron atje. Vertet Kosova është ndër vendet më të varfëra ne Europë, punësimi është minimum i ulët, korrupsioni është maksimum i lartë si dhe gjendja ekonomike është ekstremishte i rënd.
Në Kosovë mungon siguria, me një sistem gjyqësor jo funksional madie shumë të korruptuar, për këtë arsyje Bashkësia Ndërkombëtare e kanë parë të arsyeshum ta formonjë Gjykatën Speciale. Kjo u tha dhe u bë për shkak se ne si shteti me i ri në Europë nuk ishim në gjendje vetë ta denoncojmë Serbinë që bëri gjenocid të rënd ne Kosovë.

Në Kosovë nuk prodhohet thuajse asgjë, Kosova nuk Exporton asgje, nderisa Importon çdo gjë pothuajse gati 100% nga produktet Serbe, që ka një kaulitet të ulët prodhimi.
Gjendja e njejtë mbizotëron edhe në trevat tjera Shqiptare siç është Maqedonia ku përpos varfërisë së skajshme, janë dhe të shtypur, të diskriminuar, të përulur e të matretuar.
Po ashtu këtë gjendje te vështirë e ka kapluar edhe Malin e Zi, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjen që janë nën okupatorin, Serbë ku popullata Shqiptare çdo dite asimilohen, shpërngulen nëpër vendet e tjera të shtetëve fqinjë, vetëm e vetëm për ti ikur rrezikut më të madh, asaj vdekjes.

Foto Hajrulla Buzani Autori shkrimit..
HajrullaiMigruesit të zhgenjyer..
Siç e dimë të gjithë, mërgata jonë ka qenë gjithnjë kontribuesi me i madh për Kosovën edhe pse këtë nuk e deshmonjë qeveritarët tanë nëpër mediat tona televizive, ku 90% e te hyrave bëhen nga mërgata jonë, pasi kjo dihet se exporti ne Kosovë nuk funksionon fare.
Zhgënjim tjetër nga mërgata është që përpos familjes se tyre këta duhët të mendonj edhe për të afermit e tyre që jetonjë në Kosovë për tjau siguruar kafshatën e gojës, edhe pse fatëkeqsishtë pas 16 viteve të pas çlirimit të Kosovës, mërgata është e anashkaluar, nganjëher edhe të nënqmuar dhe të lënë pas dore, madie në dogana kanë bërë rritje çmimesh, taksa dhe sigurime ekstra të larta.
Pos kësaj, mërgata kontriboi financiarishtë gjatë gjithë luftës së fundit të Kosovës për vëllëzërit dhe motrat tanë të UÇK-së, ku sot nuk dihen ende se ku janë derguar ato të holla, përveq kësaj ka pasur dhe vullnetar që kanë ardhur nga diaspora vetëm e vetëm për ta larguar një herë e përgjithëmon okupatorin Serbë.
Mërgata jonë nuk e ka të drejtën e vetë votimit e as ta votonj, madie nuk është përfshirë në regjistrat e fundit që ishin zgjedhjet e fundit komunale në Kosovë.
Për këtë arsyje ne duhet edhe më shumë të kontribojmë dhe të organizojmë një politikë te re sepse ka ardhur koha tiau ngjallim shpresat popullit tanë që vuanj nëpër trojet tona Shqiptare, ta merr vehten e të ec përpara me punë dhe angazhim, edhe pse është sfid e rënd për tu ballafaquar me gjitha këto probleme, por ne jemi ata që do tia dalim..