DËSHMOHET PRANIA E JETËS DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE NË POLLOG PARA 8 MIJË VJETËSH.

Një dëshmi me vlerë të madhe historike për shqiptarët e Maqedonisë (fxh )

DËSHMOHET PRANIA E JETËS DHE AUTOKTONIA E SHQIPTARËVE NË POLLOG PARA 8 MIJË VJETËSH

Shkruan Abdulla Mehmeti

Përmes gjetjeve arkeologjike në lokalitetet e këtij rajoni, dëshmohet jeta e qytetërimit të lashtë pellazg-ilir, që më së miri dëshmohet përmes gjuhës së sotme shqipe. Figura e Perëndeshës Nëna e Madhe, e gjetur në lokalitetin ,,Tumba” në fshatin Pallçisht të Tetovës (6100 vjet p.e.s), si dhe në disa lokalitete të tjera në veriperëndim të Maqedonisë, e cila njihet si simbol i pjellorisë, nga ku sigurisht buron edhe rrënja e fjalëve: Pellë (pjellë), Pellagoni, pellagon, Pellagia (Pollog) etj.
REFERENCA TË RËNDËSISHME PËR THELLIMIN E KËRKIMEVE DHE STUDIMEVE NË FUSHËN E SHKENCAVE PELLAZGJIKE, ILIROLOGJIKE DHE ALBANOLOGJIKE
1.,,Grekët nuk kanë egzistuar para shekullit VIII (p.e.s), ata erdhën pas kësaj periudhe dhe morën perenditë, mitet dhe alfabetin e tyre nga Pellazgët. I ashtuquajturi qytetërim Mikenian (1200-800 p.e.s) nuk ishte grek por pjesë e civilizimit Pellazg. Gjuha, veshjet dhe civilizimi i Greqisë së lashtë janë të përafërt me gjuhën, veshjet dhe kulturën e veriut të Shqipërisë dhe të shqiptarëve në përgjithësi, pasaardhës të Pellazgë-Ilirëve.” – Mathieu Aref (Arif Mati)
2. Për këtë çështje, ndikimin e kulturës, filozofisë dhe letërsisë së ashtuquajtur ,,antike greke”, nga kultura e lashtë pellazge-ilire, duke i vënë asaj përballë argumente të fuqishme, sidomos nga epika popullore e veriut të Shqipërisë, të trajtuar në mënyrë të shkëlqyer nga shkrimtari ynë i madhe Ismail Kadare, mund t’i referoheni veprës ,,Eskili, ky humbës i madh”.
3. Një pistë e shëndoshë për studiuesit shqiptarë të fushës së Pellazgologjisë, Ilirologjisë dhe Albanologjisë, duhet të jenë edhe emrat e krahinave dhe qyteteteve të lashta, me rrënjë të fjalës në gjuhën pellazge-ilire-shqipe, si qyteti Pella në Greqi; qyteti Pella në Jordaninë e sotme (i themeluar pas pushtimeve nga Leka i Madh); gadishulli Peloponez, i banuar edhe aktualisht kryesisht nga arvanitasit (shqiptarët); Krahina, fisi dhe qyteti i dikurshëm ilir, Pellagon-Pellagonia, si dhe fusha me të njëjtin emër në Maqedonisë e sotme; krahina e lashtë dhe qyteti Pellagia-Pollog, si dhe fusha e sotme е Pollogут në Maqedoninë Perëndimore, ku përmes gjetjeve arkeologjike është dëshmuar prani qytetërimi së paku 6100 vjet p.e.s. (në lokalitetin ,,Tumba” (tumbat e njohura ilire) afër katundit Pallçisht i Poshtëm, Tetovë (edhe ky toponim e ka rrënjën e fjalës Palla-Pella). Figura të ngjashme të perëndeshës Nëna e Madhe janë gjetur edhe në disa lokalitete arkeologjike ,,tumba” të tjera, në Shkup, Kumanovë dhe në rajonin e Pellagonisë, që edhe më tepër e përforcojnë tezën tonë. Një gjë është e vërtetë se, këto forma të simbolin të perëndeshës Nëna e Madhe nuk mund t’i hasni në asnjë kulturë tjetër të popujve të lashtë, përveç në truallin e lashtë pellazgo-ilir, edhe atë në Gadishullit Ilirik, në pjesën veriperëndimore të krahinës së sotme shqiptare të Maqedonisë.
(24.VII.2017)

Fotografia e Fahri Xharra
Fotografia e Fahri Xharra
Fotografia e Fahri Xharra