Dëbimi i “muslimanëve “ nga Serbia ?
Po flasim me “gjuhën” e serbëve , gjuhë me të cilën shkruhet e “ vërteta “ serbe për dëbimin e shqiptarëve nga tokat e tyre në Serbi.
Sipas tyre kjo ishte një shpërngulje e muhaxhirëve muslimanë nga Serbia në disa etapa kohore e në vazhdimësi. “Shpërngulja “ më masive u krye pas Kyengritjes së parë Serbe si pas krijimit të Knezhevines së Serbisë pas Kongresit të Berlinit si dhe gjatë Luftës së parë ballkanike të vitit 1912.
Një numër i madh i muslimanëve me prejardhje sllave u bartën nga Serbia. Kjo mori hov pas Konferencës së Kanligjes ( 22.11.1862 , në Bosfor ) ku u urdhërua një shpërngulje masive e muslimanëve nga Serbia. Familje të tëra tëra nga fshtrat dhe qytetet për shkak të bindjeve të tyre fetare muslimane u dëbuan . Pra, në botë me ndihmën e turqëve të kohës serbet i shpërngulën muslimanët nga toka e tyre ( Ironia e shkrimeve: Boshnjakët , turqit dhe shqiptarët )
Prapë sipas serbëve : “ atyre viteve shumë musliman si të shpërngulur kaluan në Bosne
– Sanxhaku i Novi Pazarit . Viteve 1862 dhe 1863 në Bosanska Kostajnicë migruan muslimanët e Valevës, Shabacit dhe Uzhices.
Me 1867 filloi përzërja e popullatës turke nga Beogradi , së pari duke iu rrënuar xhamit e pastaj duke i ndjekur familjet “turke” .
Karshi botës ishte një dëbim fetar ,dhe shkatërroheshin edhe xhamit .
( E njëjta gjë në luftën e Kosovës 1998-1999 , luftohej fetarisht sipas serbëve; serbët e krishterë kundër muslimanëve shqiptar fxh )
Shikoni tentimin tjetër për mashtrim të opinionit botëror “Tokom Prvog srpskog ustanka, tursko i muslimansko stanovništvo, koje je predstavljalo većinu u mnogim gradovima, je proterano iz zemlje. Takođe, u prvom ustanku Srbija je započela isterivanje najsevernijih albanskih naselja još od Jagodine . Albanci muslimani su sve do 1878. godine živeli na području Leskovca, Vranja, u Pešteru blizu Sjenice i u dolini južne Morave. Kao placenici Otomanske imperije takozvani nizam. To je bila turska pesadija placenici i basibozluk to je bila pljackaska strana, Vasa Čubrilović piše da su oblasti Prokuplja, Kuršumlije i Leskovca, sve do Niša, nazivane “Toplički Arnavutluk” .Srpsko-turski rat 1876-1878. godine je vođen u oblasti Niškog sandžaka, uključujući njegove jugozapadnom delove naseljene Albancima. Albanci su cinili deo Otomanske pesadije nizam i selili su se za vojskom, nisu imali stalno mesto boravka. Srpska vojska je potisnula i naterala ih da napuste svoje domove i odu. Poverenik na srpskoj granici, Englez Džon Ros zabeležio je sledeće: “Gotovo svo stanovnišvo zapadnog dela Niškog sandžaka, koji je predat Srbiji, bili su Albanci muslimanske veroispovesti … Svi oni su izbegli u Kosovski vilajet, napuštajući čitavu zemlju.”
Pra, shqiptarët musliman që i solli turku si nizam gjatë pushtimit otoman e deri në vitin 1878 , banonin si ardhacak rreth Leskovcit, Vranjes , Peshterit ,Prokuples , Kurshumlisë e deri në Nish.
Sipas Jovan Haxhi- Vasileviqit qëllimi i dëbimit ishte 1.Formimi i një shteti serb të pastër etnikisht 2. Krijimi rrugës më të lehtë për depertimin serb në Kosovë.
Nëse e lexojmë dr. Sabit Ukën , historian ,atëherë shofim tjetër pamje nga ajo që u tha më lartë:” Burimet e kohës flasin për rreth 70.000 shqiptarë të therur, të vrarë e të pjekur në zjarrin e shtëpive në rreth 600 fshatra shqiptare të rrafshuara me zjarr vetëm më 1877/1878. Këto burime, gjithashtu, thonë se, asokohe, nuk ishte vërejtur disponimi i fuqive të mëdha për të parandaluar këtë gjenocid serb mbi shqiptarët e shqiptarësinë e Sanxhakut të Nishit. Pohimet e sipërshënuara i theksuam qëllimisht, ngase, sipas spekulimeve të albanofobëve serbë Jovan Cvijiç, Dushan Popoviç, Luba Stojanoviç, Vlladimir Stojanoviç, Anastasije Urosheviç e shumë të tjerë, familjet shqiptare si kolonizuese kanë depërtuar deri në Toplicë, Leskoç, Vranjë e gjetiu pas “Dyndjes së madhe serbe” të vitit 1690. Sipas burime arkivore, por edhe sipas një burimi serb, deri në mesin e shek. XIX, vetëm në rrethinë të Leskoçit dhe të Prokuples ishin më se 300 fshatra shqiptare, kurse deri në vitin 1877 vetëm në rrethinë të Pustarekës dhe të Jabllanicës ishin 1539 shtëpi shqiptare. Me depërtimin e ushtrisë serbe, andej fshatit Bucë, pothuajse nuk kishte mbetur asnjë familje shqiptare. Kështu, nga Pustareka e Jabllanica pothuajse të gjitha familjet shqiptare u nisën këmbë drejt Gollakut. (Serbia theri 70.000 shqiptarë dhe dogji 600 fshatra shqiptare ( dr. Sabit Uka )
Spastrimi i dhunshëm i hapësirës etnike shqiptare në mënyrë masive ndodhi pas Kongresit të Berlinit, më 1878, dhe vazhdoi deri me shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 1912, kur pjesa më e madhe e popullatës shqiptare të Sanxhakut të Nishit dhe rajoni i Toplicës ishte dëbuar nga trojet e veta stërgjyshore. Në pronat e ligjshme të shqiptarëve të dëbuar u vendosën serbët dhe malazezët besnikë ndaj regjimit serb, ndërkohë që popullata e dëbuar shqiptare u vendos kryesisht në territorin e Kosovës së sotme dhe në një pjesë në territorin e Maqedonisë. Shumë nga të dëbuarit përfunduan përtej Bosforit, në shkretëtirat e Anadollit e me gjerë në Turqi. Në një shkrim të postuar në internet me titull “Spastrimet etnike serbe ndaj shqiptarëve të Sanxhakut të Nishit” nga një bashkëpunëtor i Akademisë Diplomatike të Londrës konstatohet se vetëm në Luginën e Nishit gjatë kësaj periudhe u vranë dhe u masakruan 35.000 shqiptarë. Në një lagje të Nishit të banuar me shqiptarë (dokumentet osmane e vërtetojnë praninë e banorëve shqiptarë në qytetin e Nishit) u plaçkitën dhe u dogjën 300 shtëpi.
Pra , mos e harroni konferencën e Kanligjes , 1862.
Kanlice në Bosfor
(Se shpejti : Kolonizimi i Kosovës me serb , nëpër etapa )
Fahri Xharra, 13.06.16 Gjakovë
Nëse ju intereson literature për këtë temë :
Dr Sabit Uka, Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga Kriza Lindore e këndej (Genocid i genocidni akti srpskog režima nad Albancima od Velike istočne krize do sad), ASHAK, Priština, 1995,,Dimitrije Bogdanović, Knjiga o Kosovu Ahmet Alibašić, Muslimani jugoistočne Evrope, Abdulah Talundžić, Džamije u Beogradu, Iseljavanje muslimanskog stanovništva iz Kneževine Srbije u Bosanski vilajet (1862-1867), Nikola P. Ilić, Vojne operacije srpske vojske za oslobođenje Leskovca od Turaka 1877 godine. 1 Vaso Cubrilovic, Expulsion of the Albanians (1937) Dr Skender Rizaj, Gështja e muhaxhirëve 1875-1881 (Pitanje muhadžira 1875-1881), Isterivanja Albanaca i kolonizacija Kosova II (Istorijski institut u Prištini)