BERAT- Çelet panairi turizmit pranveror në zonën e krahinës Lumasit Sulovë
Në zonën e Lumasit , është çelur panairi turizmit, per traditat dhe vendet turistike te kesaj krahine . Në k ët ë panairë janë reklamuar llojshmeria e shumte e ushqimeve tradicionale të zonës, të cilat janë pëlqyar nga turistët e huaj q ë ndodheshin në këtë zonë turistike Lumasi me kanionet e bukura gjigande te lumit Sinec te cilat kane befasuar turistët e huajë që për herë të parë kryejnë vizitë në këtë zonë turistike. Është për tu theksuar se gatimet ishin kryer nga të rinjtë, nxënës shkollash dhe specialist gatimesh . Aktiviteti eshte zhvilluar dhe organizuar në kuadrin e projekteve pranverore, nga shkolla e mesme Lumas në bashkëpunim me shkollat Sheqëz dhe Belesovë dhe perkrahjen e pushtetit vendor. Të pranishëm gjatë aktivitetit ishin dhe ministrja dhe deputete e zones Znj.Ermonela Felaj, drejtori i DAR Berat Z.Selman Hodaj, drejtoresha e ZA Kuçovë, përfaqësues të Bashkisë Kuçovë dhe shumë të ftuar të tjerë duke përfshirë këtu mësues në vite, prindër dhe nxënës të viteve të kaluara.
Gërshetimi i javës – ditës së Frankofonisë me festën tradicionale të ardhjes së pranverës ka dhuruar tek të pranishmit emocione të shumta dhe një ambient plot ngjyra. Në një atmosferë të te bukur deri në detaje, çdo vështrim i hedhur përreth ishte një emocion më vete.. Në vazhdim u organizua një panair madhështor që përcillte më së miri vlerat tradicionale gastronomike të zonës. Në fund u zgjodh lulja më e bukur ndër të gjitha lulet të paraqitura nga nxënësit dhe u vlerësua tavolina më e mirë. Nën ngrohtësinë e diellit e ngjyrave të pranverës me këngë, valle, gatime tradicionale të zonës kaloi kështu një ditë e mrekullueshme që do të mbahet mend gjatë, protagonistët e së cilës ishin vet nxënësit.Në k ë t ë panair ndodheshin dhe turist të huaj,aktivitet qe do t ë ngelet në kujtesen e te gjithe te pranishmeve ne kete aktivitet. Të huajt te cilet u ndodhen si vizitore ne kete aktivitet janë shpreur se :Një vend I vogël por me tradita të mëdha. Më pas turistët e huaj kryen një vizit turistike në kanionet e Sinecit ,ku janë befasuar nga bukuria e tyre.
Shume personalitete vendas dhe te huaj, studjues dhe udhetare kane shkelur ne kete treve duke lene pas dhe kujtimet e tyre. Po u permend vetem dy prej tyre: Eqerem Bej Vlora thote: Sulova, nje pamje mahnitese me kodra e lugina te bukura me toka pjellore, fshatra te vegjel me tradita e zakone te mira. Edith Durham e cila udhetoi pergjate kesaj lugine dhe pershkroi bukurine natyrore dhe njerezore. Ne kujtimet e saj del qarte fakti qe njerezit ketu se pranuan asnjehere neneshtrimin e huaj e nderkohe te paguajne taksa,por perkundrazi i kane perzene me arme pushtuesit e taksidaret.
