Eh, ti miku im!
Sikur te ishje, te ishje sot me mua!
Do te hidhnim nje gote,
nje gote si atehere ne vitet e para;
kur lindi shpresa, foshnja e brishte.
Ne ato vite kur syte tane
kerkonin ylberin;
kur syte tane shkelqenin ngazellueshwm,
se dielli do te ndriste!
N’ato vite, kur une , ti e miqte tane
uleshim ne lokalin e vockel karrigethyer
per te shijuar mbremjet e diteve
me besimin se e ardhmja do te ishte ndryshe.
Por…. jo, jo miku im!
Paskeshim qene ne enderr.
Ne nje enderr qe nuk u be kurre zhgjenderr.
Ne shihnim hypje e zbritje kaloresish
nje peleje gerdalle kocke e lekure
qe elet ia shkulen e lekuren ia shqyen.
I lane vetem mkockat e kokallat.
dhe rrapellitej, me trokama dhimbjeje,
duke tromaksur pleq e femije.
Eh, ti miku im i ikur!
Po, po ti je me mire nga une
.Ne te gjallet
po perjetojme friken per brezin qe leme pas
.Nje klithmen e padesherueshme
brenda nesh ulurine:
– Mjere, mjere ata ! Nuk dine se ç’i pret.
Shohim se ne syte e tyre nuk ka drite.
Syte e tyre nuk jane tjeter veçse
dy rruzuj te thirrte
qe tkuren nga dita ne dite.
Gjithsesi, ti je me mire miku im!
Ti ike atje ku do te ikim te gjithe nje dite.
Keta po ikin nga syte kembet
per te gjetur shpresen, por a do ta gjejne valle?!
E di se po me pret.
E ke kot.
Asgje te mire nuk do te te sjelle
Ndoshta nje façore raki,
siç na e sillte doktori i moshuar
ne tavolinen e vockel karrigethyer.
qe sot shkelqen.
Vertete shkelqen lokali
veç njerezit brenda e jasht tij nxijne.
Rrekellejne gotat exi ne nje heshtje morti.
Une po,
do te vij nje dite
veç mos prit te te gezoj.