BERAT-Përurohet Zyra me një Ndalesë në Bashkinë Berat.Zyra do të ofrojë 63 shërbime administrative në 5 njësitë e Bashkisë së re.

Është përuruar Zyra me Një Ndalesë në Bashkinë Berat, e cila shënon nje hap cilësor ne ofrimin e shërbimeve qytetareve dhe bizneseve. Shume shpejt aktiviteti i kësaj zyre do të shtrihet në Njësite Administrative për të afruar ofrimin e shërbimeve me qytetarët.Të pranishëm në ceremoninë e përurimit ishin Kryetari i Bashkisë Berat Z. Petrit Sinaj dhe Znj. Catherine Johnson, Drejtore e USAID për Shqipërinë.Me zbatimin e Zyrës me Një Ndalesë në teritorin e Bashkisë duke përfshirë edhe Njësitë Administrative, do të mundësohet një qasje të re, moderne dhe të qëndrueshme e ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve të saj, me synim për të ju shërbyer më mirë atyre.Implementimi i Reformës Administrative Territoriale solli zgjerimin e territorit dhe rritjen e numrit të popullsisë, duke u shoqëruar me sfidat për t’u plotësuar nevojat në rritje të qytetarëve për shërbime më të mira dhe pritshmërive të tyre ndaj Bashkise.Rezultatet që priten nga hapja e Zyrës më një Ndalesë janë të lidhura me kostot e reduktuara për Njësitë Administrative, një pikë e vetme për të gjitha transaksionet,aplikim për çdo shërbim në çdo Njësi,proçese të thjeshtuara për të reduktuar kohë dhe përpjekje,më pak burokraci,rritje të transparencës, duke reduktuar mundësinë e korrupsionit dhe shfrytëzim më i mirë i burimeve njerëzoreBashkia Berat do të ketë një strukturë organizative e cila i përshtatet ndryshimeve të reja dhe siguron organizim më të mirë, më efikas dhe efektiv duke integruar dhe strukturën përgjegjëse për Zyrën më Një Ndalesë. Në Zyrë do të ofrohen 63 shërbime administrative (informacion, dokumentin, kërkesë-ankesa,leje licenca, shërbime sociale,kërkesa administrative Së shpejti shërbimi do shtrihet edhe në katër njësitë administrative të Bashkisë :Otllak,Sinjë, Velabisht, Roshnik.Projekti u bë i mundur falë bahskëpunimit të Bashkisë Berat, USAID dhe Organizatës FLAG Albania.
Dilaver Xhelili
BERAT:SINAJ PERURON FILLIMET E PUNIMEVE NE STADIUMUN TOMORI
Fillojnë punimet në stadiumin Tomori. Ashtu siç ishte raportuar në muajin Dhjetor të 2016-ës nga Bashkia Berat, me një projekt afatshkurtër të ndarë me dy faza, stadium Tomori pritet të kthehet në një ndër më modernët në vendin tonë. Faza e parë përfshinë dranazhimet dhe shtrimin e një tapeti me bar artificial, i cili mendohet se do të jetë më rezultativ për jetëgjatësinë e tij, ku mund të kryhen edhe seancat stërvitore duke nisur nga ekipi i parë e deri tek ato zinxhire. Ky investim ka kapur vlerën e 50.000.000 leke te rinj, dhe përfundimi i këtij projekti pritet të jetë brënda datës 15 Qershor. I pranishëm në “inagurimin” e nisjes së punimeve ka qënë i pranishëm edhe Kryetari i Bashkisë Berat, Petrit Sinaj, i cili përpara mediave ka thënë se ky është një projekt i rëndësishëm për sportin në këtë qytet, pasi që prej 7-të vitesh nuk ishte vënë më dorë mbi të. “Siç e shikoni kemi filluar punimet në stadiumin Tomori. Kjo është vetëm faza e parë e këtij investimi, ku do të trajtohet vetëm fusha e cila do të bëhet me tapet artificial sipas të gjitha kushteve të kërkuar nga FIFA dhe FSHF-ja. Ky tapet do t’i japi një jetëgjatësi më të madhe fushës, që do të përdoret jo vetëm nga lojtarët e ekipit të parë, por dhe nga ekipet zinxhire. Për mua si Kryetar Bashkie është tepër e rëndësishme që të kemi sa më shumë të rinj të përfshirë në këtë sport të mrekullueshëm, i cili është futbolli. Faza e parë e këtij investimi trajton vetëm fushën, ndërsa faza e dytë do të përfshijë rikonstruksionin total të stadiumit, duke i dhënë një pamje krejt ndryshe këtij impianti. Kjo fazë do të kapi vlerën e 50 milion lekëve të rinj, teksa faza e dytë është në hartim projekti të cilin e presim nga 2018-ta e në vazhdim”, tha fillimisht Sinaj. Më tej, numri një i Bashkise njekohesisht dhe president ii futboll klub Totorit foli edhe në lidhje me sportin në përgjithësi, teksa ka zbuluar edhe projektin e stadiumit të vjetër. “Projekt tjetër i madh që ne e presim financim, sepse pjesën tonë si Bashkia Berat e kemi gati, është edhe trajtimi i fushës tek stadiumi i vjetër. Kemi menduar që të nxjerrim katër mini-fusha të vogla, dy të mbyllura dhe dy të hapura, kalçeto, dhe volejboll, basketboll që do të përdoren për të gjithë fëmijët e shkollave dhe kopshteve që janë në atë zonë të caktuar. Me këtë trajtim të këtij kompleksi, pra të ish-stadiumit të vjetër, ne mbyllim gjithë këndet sportive dhe argëtimi për gjithë fëmijët, nxënësit apo edhe të rriturit në gjithë territorin e Bashkisë së Beratit”, përfundoi kryebashkiau Petrit Sinaj.Krahas ketij investimi stadiumi preket ne fasaden e jashtme nga projekti qe do te rregulloje fasadat po ne kete lagje, qe do te jete hallke e nje sere investimesh qe Bashkia Berat po realizon ne lagjen “30 vjetori”, duke i dhene jete dhe ngjyrat qe i takon kesaj lagjeje thuajse te harruar nga investimet prej nje kohe shume te gjate.

