BERAT- Nje udhetim ne monomentet natyrore e pejsazhet e mbrekullueshme te Beratit. Dilaver Xhelili.

Dilaver Xhelili.

Monumente natyrore dhe peisazhe te mrekullueshme Qarku i Beratit permbledh ne vetvete nje terren kodrinor-malor me pyje, livadhe, kullota, lartesi malore, pasuri te medha ujore, muzeale, historike, kulturore si dhe klime karakteristike. Te gjitha keto perbejne potenciale te fuqishme dhe kushte mjaft te mira per zhvillimin e turizmit familiar dhe natyror ne rajon, per te cilat, krahas vlerave natyrore, muzeale dhe te tradites, po punohet edhe per permiresimin e infrastruktures dhe shtimin e vlerave kulturore,sociale, ekonomike dhe mjedisore.

Velrat e me te rendesishme ne rajonin e qarkut Berat.

-Parku Kombëtar Mali Tomor.

Parku Kombëtar i Malit Tomor, përfaqëson ekosistemin malor me te rendesishem te pjesës jugore te Shqipërisë. Ka një sipërfaqe 4000 ha. Shtrihet ne juglindje te Beratit si një shpat i thepisur malor, ne lindje te fshatrave Dardhe, Qafe Dardhe, Tomor i Madh, Tomor i vogël, Lybeshe e Kapinove me lartësi nga 540 m ne 2417 m mbi nivelin e detit. Peisazhet mahnitëse përmbajnë ne vetvete pyje ne terrene te thepisura e shkëmbore, kullota, livadhe si dhe vendburime te shumta ujore. Bimësia pyjore zë peshën kryesore në sipërfaqen e parkut. Ajo shtrihet në 2350 ha. Nga te cilat, pyjet e lartë zënë 1760 ha. Në përbërje të pyjeve të lartë janë llojet Ah, Rrobull dhe Pisha e zezë. Ahu shtrihet në lartësitë 1000-1200 m mbi nivelin e detit dhe formon pyje të thjeshta rreth fshatrave Dardhë e Kapinovë si dhe në rrafshin e Stradomit. Rrobulli shtrihet në lartësitë 1200-1600 m dhe është i vendosur në formacione shkëmbore karbonatike. Formon ngastra të vogla  mbi fshatrat Tomor i Madh dhe Lybeshë. Në llojet me pyje të lartë gjendet edhe Arra . Më tepër ajo gjendet e kultivuar në Kapinovë dhe Qafë Dardhë, por e shpërndarë në grupe me sipërfaqe të vogla. Pyjet shkurre shtrihen në një sipërfaqe prej 442 ha dhe gjenden të vendosura në pjesët e poshtme të parkut, në zonën e makjes në lartësinë 550-750 m mbi nivelin e detit. Në terrene të thepisura dhe shkëmbore të paarritshme vërehet fenomeni i instalizimit të bimësisë pyjore me lloje të ndryshme drurësh dhe shkurresh, e ndërthurur kjo me bimësinë barishtore. Në park, bimësia barishtore është e shumtë dhe e larmishme, ajo është e përhapur në sipërfaqe të gjera në zonën e kullotave natyrore që ndodhen kryesisht në brezin e sipërm klimaterik, pas brezit të pyjeve, në çeltirat brenda pyjeve, por edhe me pakicë më në brendësi të sipërfaqeve pyjore. Bimësia barishtore, për vetë natyrën e këtij shoqërimi karakterizohet nga gërshetimi i florës së pyjeve të ahut, rrobullit e drurëve të tjerë dhe nga bimësia barishtore e livadheve dhe kullotave. Në terrene shkëmbore gjenden disa lloje bimësh shume të rralla . Kullotat e livadhet zënë një sipërfaqe prej 890 Ha në park. Ato janë tepër joshëse për vizitorët, për bukurinë që paraqesin. Këtu veçojmë vendet si : Pllaja e Stradomit, livadhet e Qafë Skurës, livadhet e Burimit të Cobanit, livadhet e pyjeve të Qafë Dardhës, por mbi të gjitha livadhet dhe kullotat në fshatin Dardhë. Veç kullotës bimësia barishtore e parkut ka vlera te mëdha mjekësore. Për vete kushtet klimaterike, parku karakterizohet edhe nga një faune e larmishme. Në terrene e pjesë pylli të përshtatshme e të bollshme me ushqime takohet më shpesh Ariu i murrmë, në afërsi të korijeve dhe fshatrave gjendet Ujku, dhelpra, kunadhja, Baldosa. Në rrethinat e dendura pyjore dhe kryesisht afër tokave bujqësore gjendet Derri i egër , lepuri i egër , ndërsa në lëndina, korije e burime ujore kullosin sorkadhet . Ne majat e shkëmbinjve, në zonat e larta e të thepisura gjenden kope me dhi të egra. Në brendësi të parkut gjenden: Nuselala , Ketri, Macja e egër. Nga shpendët takohen Shqiponja, gjeli, si dhe rrëmbyes të tjerë të ditës edhe natës. Zogjtë këngëtarë përfaqësohen nga Thëllëza e malit, pëllumbi i egër, grifsha, mëllënja , harabeli etj. Ekografia e shumëllojshme, bën të mundur që parkun ta përshkruajnë një numër i konsiderueshëm përrenjsh. Burimi kryesor hidrik i tyre janë reshjet e shiut dhe të dëborës, të cilat janë më të shumta në stinët vjeshtë dhe dimër. Sasia vjetore e reshjeve në park varion nga 1200-1600 mm në vit. Por prania e bimësisë pyjore dhe livadhore në park bëjnë të mundur që këto reshje të mos shpëlahen, por të asimilohen nga toka me ndihmën e pyjeve dhe bimësisë barishtore, të depozitohen në guva e xhepa të mëdhenj nëntokësor dhe pastaj të dalin në sipërfaqen mbitokësore të tokës në formën e burimeve. Burimet si ato të fshatit Tomor, Lybeshë, Burimi i Mbujasit e i Cezmës së Tarikos në fshatin Qafë Dardhë, Burimi i Koshorricës (pranë shkëmbit të pëllumbave) e i Tisit në fshatin Lybeshë si dhe Burimi i Shkëmbit të Bletës në fshatin Kapinovë, kanë ujë të pastër e të bollshëm. Në territorin e parkut ka edhe një numër të shumtë burimesh të tjera ujore. Një pjesë e këtyre burimeve janë shfrytëzuar nga fshatrat që ndodhen në territorin e parkut; ndërsa pjesa tjetër e burimeve si tek lëndinat e burimit të Cobanit, Stradomit apo Kapinovës jenë në ndihmë të turistëve qe vizitojne resurset e mrekullueshme natyrore te parkut. Pikat me te frekuentuara nga vizitoret janë Teqeja mbi Stere, Stradomi, Vend kulti Fetar etj, si dhe shume monumente natyre si Shpella e Kapinoves, Rrapi i Lybeshes, Ujevara Becke, Kalaja e Tomorit, Shpella e Kalase se Tomorit etj. Si objekte pushimi frekuentohen Çezma e Tarikos, ish Kampi alpinistik Kapinove, Qafa e Skures, Sektori Pyjor etj. Me natyrën dhe relievin e tij Parku Kombëtar i Tomorit plotëson një varg kushtesh për frekuentim, nga te cilet mund te theksojmë :  Për turizëm Rural  Për Ekoturizem, Për shëtitje me biçikleta malore,  Për alpinizëm. Për gjueti sportive,  Për ekskursion ne natyre  Ture studimore ( natyralistesh si dhe te kulturës dhe besimit fetar.

-URËS VAJGURORE .

Historia e përmënd Urën Vajgurore si porta kryesore e prezantimit dhe e hyrjes në qytetin e Beratit . Në këtë vënd ndodhet Ura e Konisbaltës. Ura ka qënë me harqe. Në vitet 1847 në këtë vënd është zhvilluar një beteje e pergjakshme me turqit që vinin per të pushtuar Kalane e Beratit . Luftëtarët shqiptarë që morën pjesë në këtë betejë ishin nga zona e Shpiragut dhe të ardhur nga Vlora e Mallakastra. Kjo ngjarje është përjetësuar edhe në vargjet e popullit “ Te ura në Konizbaltë , mbenë tragjasë e dukatë ” Si rrjedhojë e kohëzgjatjes dhe prurjeve të medha te lumit Osum,Ura e Konizbaltës u prish,duke lënë të shkëputura zonën perëndimore me atë lindore.

-Kanionet e Lumit Osum ( Skrapar )

 Qe ne dalje te qytetit te Çorovodës, shtrati i lumit Osum ngushtohet se tepërmi duke u detyruar te “ndrydhet” ne te dy anët e tij nga një varg kanionesh shkëmbore monolite me një bukuri natyrore mahnitëse dhe mbreselenese. Lartësia e tyre varion nga 20 deri ne 40 metër .Vizitoret e huaj, te kësaj bukurie natyrore, i kane emërtuar si te vetmet ne Evrope, për strukturën dhe bukurinë e tyre. Futja e sportit te kanotazhit ne ketë mrekulli te natyrës do ta shfrytëzoje atë me se miri. Disa foto te kësaj bukurie natyrore :

-Fshati Turistik, Bogove

 Qendra e këtij fshati dhe e komunës me te njëjtin emër, ndodhet ne grykëderdhjen e përroit te Borovës ne lumin Osum , pergjat  rrugës nacionale Berat- Skrapar , rreth 30 km larg qytetit te Beratit . Për vete natyrën qe e rrethon ketë fshat , ujin e ftohte qe rrjedh përmes tij nga burimi i mirënjohur me te njëjtin emër , freskinë e ambientit përreth , pyjet e dendur qe e rrethojnë , me një flore dhe faune te shumëllojshme si dhe relievi i zonës , e kane kthyer prej kohesh ne një fshat te vërtete turistik. Ne qendër te këtij fshati ushtrojnë aktivitetin e tyre disa njësi akomoduese, ku kalojnë fundjavën banoret e qyteteve përreth, si dhe kalimtare nga e gjithë Shqipëria.

 -Pelegrinazhi Bektashinjve, Mali Tomor

 Gjerbesi shtrihet ne shpatin Jug-Lindor te malit Tomor. Ndodhet 26.4 km ne VeriLindje te Çorovodës . Pika me e larte e tij shkon deri ne 1000 m mbi nivelin e detit . Ne ketë territor piktoresk ndodhet Teqeja e Kulmakut, vend pelegrinazhi. Ketu, ne periudhen 20 – 25 Gusht, çdo vit vijnë 100 – 150 mije pelegrinë, te cilët kryejnë ritet fetare, ne Varrin e Abaz – Aliut.  Ai ndodhet ne majen e Malit Tomor, ne lartesine 2417 m, mbi nivelin e detit.  Kjo zone është e pasur me burime ujore , pyje te larte, ku mbizotërojnë Ahu dhe Pisha si dhe me kullota verore. Është e përmendur për rritjen natyrale te drurit te Arrës dhe te bletëve.

 -Rezervuari Fshati Mbreshtan

Është një ujembledhes  me sipërfaqe   ujore, prej rreth 14 ha, ndërsa sipërfaqja ekzistuese ujore efektive, është rreth 5 ha. Karakteristike dalluese e tij, qe e bën te vlefshëm për turizëm eshte  plazhi dhe  se ky rezervuar ka burime ujore nëntokësore. Ky liqen është i populluar me peshk dhe mund te shërbeje për aplikimin e sportit te peshkimit  nga turistet. Mundësia e shfrytëzimit te tij është edhe fakti qe ai ndodhet rreth 7 km larg qytetit te Beratit, gjate rrugës qe te çon nga Berati tek pylli i lisave te Malit te Bardhe, Velçan.

-Pylli i lisave, Mali i Bardhe, Velçan

 Pylli i lisave te Malit te Bardhe, përben një masiv pyjor 2000 ha, me një përthyerje mjaft mbreselenese, mbi një kodër-mal, ne lartësinë 800-900 m mbi nivelin e detit dhe shtrihet ne drejtimin veri-jug. Ne ketë pyll, veç tre lloj lisash, gjenden edhe drurë te llojit panje, lajthi, mëlleze, shkoze, thane etj. Aty gjenden kafshe te egra si ujk, dhelpër, lepur, kunadhe, baldose, ketër si dhe mjaft shpendë te egra. Nga i gjithë ky masiv, një pjese vazhdon drejt lindjes, ne kodrën e quajtur “Kula”, ne faqet e te cilës është pylli i lajthive, me një klime te freskët e konstante te verës. Nga kjo veçori, është quajtur pylli me kondicioner.  Ne kete zone ndodhet çezma e Qimos, çezme e vjetër, me ujë te ftohte e mjaft te lehte, vend i cili ka shërbyer si pike pushimi e piknikësh tradicionalisht me shekuj.  Emërtimi “Kula” i “çatise” se kodrës, tani ara e lëndina, lidhet me ndërtesa banimi e pushimesh te 2-3 shekujve te kaluar qe te shtojnë kureshtjen për gërmime e studime te kësaj zone. Nga kjo pike, mbi pyllin e lajthive, duket deti Adriatik, ishulli i Sazanit, Karaburuni dhe malet e Shqipërisë se jugut. Gjate stinës se dimrit bie dëbore, veçanërisht tek pylli i lajthive, i cili e mban te depozituar edhe ne gjendje te ngrire. Me natyrën e tij, Pylli i Velçanit plotëson një varg kushtesh për frekuentim, ku mund te theksojmë :  Për Ekoturizem,  Per gjueti sportive,  Për ekskursion ne natyre,  Ture studimore natyralistesh etj.