BERAT. Nga Dilaver Xhelili.

BERAT- Kryetari bashkise dhe drejtori MZSH mohojne veprimet me njeri tjetrin ne lidhje me pagesën e dy oficërëve karrjere te MZSH

Kryetari bashkise dhe drejtori MZSH  hedhin topin njeri tjetrit dy oficerë karjere kanë mbetur 4 muaj pa marë pagesat

Kryetari bashkisë në bashkëpunim me ish drejtorin e MZSH Beratit ,për të larguar nga puna dy oficer karjere  për motive qesharake kanë ndryshuar strukturën ,në kundërshtim me udhëzimet e drejtorisë përgjithshme të MZSH  si dhe ato të ministrisë punëve Brendshme Oficerët Artan Merko  me detyrën shefi sektorit ndërhyrjes shuarjes zjarrëve ,pranë drejtorisë MZSH Berat ,dhe oficeri tjetër Dilaver Gramshi me detyrën kryeispektor parandalimit zjarrëve ,shprehen për gazetën Se ish drejtori MZSH Beratit që aktualishtë ndodhet në ndjekje penale në prokurori Artan Merko shprehet se më datën 31 – 10 – 2017 Drejtori I MZSH  Beratit ,paraqit një struktur për eleminimin e vendeve të punës të shefit të ndërhyrjes shuarjes zjarrit ,si dhe shefit të parandalimit .Çudi po në këtë datë neven na u kërkua nga drejtori që të ndërpriteshin mardhënjet financiare Po atë ditë  drejtori kërkoj që të bëheshin dhe dorzimet ,dhe të largoheshim me njëher nga reparti Më tej dy oficerët shprehen ,se pas ankesave të bëra nga ana e tyre në drejtorin e përgjithshme të MZSH, Tiranë ,me njëher vjenë grupi ispektimit dhe kanë kundërshtuar këtë ligji sit ë pa ligjshëm .Drejtori MZSH Beratit ,e tërhoqi për mos kopetencë ,dhe bëri një urdhër të dytë ,ku të drejtat financiare të rifillonin më datën 13- 11- 2017 ku do të paguhesh koha që që ishim të pezulluar ,e cila do të na paguhesh nga leja e zakonshme Edhe sot kjo prezencë nuk është çuar në bashki për pagesën tonë .Si pas Merkos ,bëhet e ditur se kryetari bashkisë nuk ka marë parasyshë udhëzimet e drejtorisë përgjithshme ,e cila është autoriteti më I lartë MZSH si pas ligjit 152/2015 Si pas oficerëve mësohet se kur ne shkojmë për ankesë tek kryetari bashkisë ,ai shprehet se unë nuk kamë nxjerë ndo një urdhër për pezullimin tuaj me shkrim por njëkosishtë nuk kamë urdhëruar financën që të bllokoj rrogat tonë Ne aktualishte shkojmë në punë por lekë spo marim Kur ne shkojmë në financë e bashkisë nuk marim as një përgjigje ata mbledhin supet Nuk e kuptojmë këtë lojë që po bënë kreytari bashkisë me drejtuesit e MZSH Beratit Ku është drejtësia ,kur ne flasin tërë ditën për drejtësi pse nuk dalin hapur drejtuesit e bashkisë ,që me këto veprime kërkojnë largimin ton  nga puna Ne jemi drejtuar dhe kryeministrit dhe ministrisë përkatëse por ne nëpërmjet gazetës duam të bëjmë publike këtë veprim shumë të ultë të drejtuesëve të bashkisë dhe të MZSH.Kryetari bashkisë dhe drejtuesit e MZSH ,ja hedhin topin njëri tjetrit në kemi mbetur pa marë rrugat .

Dilaver Xhelili 

SKRAPAR- Minierat e gurit u bllokuan ,por siperfaqe te medha qe janë kthyerë në shkretëtirë cdo të bëhet

Masakra ne malin e Tomorit ,u bllokua por për sipërfaqe të tëra që janë kthyer në shkretëtirë ç;far do të bëhet?! .Kjo është pyetja që po bëjnë specialistët pyjorë ata mjedisit ,si dhe banorët e shumtë të këtyre zonave  ,që ndodhen pran malit Tomorit .Por këtë pyetje e bëjnë dhe turistët e shumte  që vijnë në zonat turistike të malit .Tani është sezoni që mali Tomorrit ,është zbardhur nga dëbora  dhe numëri turistëve të huajë dhe vendas ,janë të shumtë Por ata befasohen kur në pjesën më të madhe të malit mbizotëron një shkretëtirë e madhe ,e cila është krijuar nga minierat e gurit .Mali është gërryer,ndërsa zona është bërë shkallë- shkallë nga nxjerja e mermerit . Përfaqësuesit specifik të florës dhe faunës: përbëhet kryesisht nga Rrobulli, ahu, lisi, ashja, shkoza, lajthia, dëllinjë, frashër, mëlleza, thana, mare, shqopa, lojfata, etj, si dhe 6 lloje bimesh endemike, mes të cilave Astragalus Autroni, si lloj endemik i cili ndodhet vetëm në Malin e Tomorit. Përsa i perkët mbulesës barishtore përbëhet nga llojet Agulice, festuke, telishe, tërfili, çaj i malit, graminace etj.Përsa i përket kafshëve dhe shpendëve të egra përbëhet nga këto lloje: Ariu i murmë, ujku, dhia e egër, derri  i egër, mace  e egër, lepuri i egër, dhelpra, kunadhja, baldosa, ketri, shqiponja, gjeli i egër, fëllëza e malit, disa lloje skifteresh, grifsha, mëllinja, dhe disa lloje të tjera zogjsh.      

Monumente Natyre: Rrapi i Lybeshës, Shpella e Kapinovës, Sterra e Prosekut, Serra e Katafiqit, Sterra e Kakrukës, Cirqet Akullnajore të Tomorrit, Stera Uvlën (Pusi Ramijës), Morenat Akullnajore të Ujanikut, Vrima e Dragojt, Qafa e Kulmakut, Robulli i Kulmakut.Objekte të kultit fetar ,islamik Teqeja bektashiane e Abaz Aliut.   Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë duke shijuar bukurite natyrore te Tomorrit. Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë.Tomorri është mali më i veçantë në Shqipëri dhe më enigmatiku. Është quajtur froni i perëndive për lartësinë, egërsinë, bukurinë dhe enigmën e tij.

 Të gjitha këto janë elemente natyrore që kanë formuar një peizazh karakteristik, mjaft tërheqës për shumë grupe vizitorësh: specialistë e studentë të shkencave natyrore, nxënës të shkollave, apo vizitorë të thjeshtë e amatorë,  miq të natyrës. Duke kaluar përmes peizazhit plot gjelbërim të këtij mali, do të delni në skajin verilindor të saj. Pamja që do të shfaqet përballë është shumë mbresëlënëse: Tutje në horizont mali i Koshnicës në formën e një kupole të madhe dhe shpatet e thepisura të Ostrovicës, më afër të imponohet lugina e Tomoricës me peizazhin më të degraduar, madje të shkretëtirizuar në Shqipëri. Shumë fshatra të ngulitura në shekuj, që sfidojnë releivin e thyer dhe tepër të copëtuar. Ky monument natyre ka vlera shkencore, estetike, didaktike, ekologjike dhe turistike të karakterit vendor. Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore. Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë.

Dilaver Xhelili