BERAT -Kutallia,  zona që jeton me sera. Shpella e Poshnjes, burimi  që shuan etjen e zones. Nga D Xh

Komuna Kutalli  

E shtrire ne nje siperfaqe te konsiderueshme dhe kushte te mira atmosferike , banoret e zones se   Kutallise ,i kan dhene prioritet prodhimeve bujqesore ne sera dhe ambjente te hapura. Teritor i cili perfshine disa qindra hektare ndodhet ne zonen midis Beratit dhe Roskovecit . Fushat jane te mire sistemuara dhe me kanalizime e uje te bollshem per vaditje. Sapo kalon   “qafën e Sqepurit”  ,dallohen serat dhe fusha e pamate e kesaj zone ,Në mengjes sapo delë dielli fshati duket sikur ka hedhur vellon e bardhë ku banoret nxitojne te nisin punet e dites duke ju sherbyer bimeve ne sera apo are . Ky fshat është  i ndërtuar me një planimetri të bukur ,Shtëpit e ketyre fshatrave janë të gjitha dy katëshe.  Kjo tregon se banorët e kësaj zone që meren me kultivimin e perimëve ,sigurojne te ardhura te mjaftueshme. Sapo zbresim në orët e para të mëngjesit  në qëndrë të fshatit  Kutalli ,shikojmë njërëz që shpejtojnë për të shkuar në punë .Zona e Kutallis përbëhet nga 18 fshatra  .  Në fshatrat e Komunës Kutalli mbi çdo copë toke janë ndërtuar sera. Fshati Kutallis krahasuar me fshatrat e tjerë si Goriçani ,Dronovica ,Samatica ,Rërza ,Pobradi ,ka më pakë sipërfaqe toke të ndërtuara me serë .Sa lëmë pas Kutallin ,marim rrugën për në fshatrat Gorican dhe Dronovic ,Ku vezullimi I plasmasëve të cilët mbulojne  serat të “vretë syte’.Sipërfaqe toke pa fundë me sera diellore . Ndalojmë në Dronovic ,takohemi më specialist të bujqësise ,te cilet  na tregojnë rezultatet e larta të kultivimit domates ,specit, trangujve ,bostanit ,shalqinit. Kjo zonë është quajtur dhe ‘hambari’ I Ballkanit e më gjër shprehen fermeret . Banorët shprehen se fëmijët e tyre sapo  janë kthyer nga emigracioni ,kanë investuar në fshatrat e tyre duke perfituar te mira materiale dhe nje jetese te mire. Pasi largohemi nga Dronovica ,marim rrugën e asfaltuar për në ‘hambarin’ e ballkanit të prodhimit të zarzavatëve Goriçanin ,që ka 4 mijë banorë. Mbrijmë pran qëndrës fshatit ,ndalojmë tek lokali për të pirë kafe e ndrekohe  takohemi me disa të rinjë ,të cilët sap o kishin lënë punën dhe pinin kafe për tu shlodhur në lokalin e bukur të fshatit. Pasi përshëndetemi me ta ,na ftojnë të ulemi në tavolinën e tyre . Pase prezantimit i pyesim si i shkojne punet  me prodhimet ? Shumë mirë u shpren ata ,jemi duke ndërtuar një bujqësi më parametra bashkohore .ne kemi punuar në emigracion ,ku kemi punuar tokat e të huajve ,tashmë që jemi kthyerë në fshatin ton ,kemi investuar shumë në ndërtimin e serave ,si I vetmi investim  për të ndërtuar një ekonomi. Ne prodhojmë mijra tonë domate ,speca ,tranguj ,bostane dhe shalqinjë.  Ne këmi ndërtuar nje magazine në qëndër të fshatit ,ku grumbullohen të gjitha prodhimet,të cilat më pas ngarkohen me maune që vijnë nga Kosova ,Bullgaria ,Sërbia Maqedonia  madje  dhe nga  Rusia. Specialisti bujqësisë Luto Goga ,u shpreh  për portalin Iliriatv  se :Banorët e kësaj zone janë shumë puntore ,si rrjedhoj dhe të ardhurat janë shumë të larta në prodhimet e tyre. Për zhvillimin e kësaj zone ,ka ndikuar shumë ifrastruktura. Rrugët e fshatit janë të gjitha të asfaltuara .I gjithë prodhimi I këtyre fermerëve shkonë në shumë shtete të Ballkanit dhe Europës . Agranomi dhe specialisti  bujqësisë Luto Goga shprehet se: Kjo zonë është në vend të parë jo vetëm në shkall qarku ,por dhe në shkall vendi .

Shalqini ne këtë fshat arrin në 25 kg ,dhe prodhohet shpejt .

Disa të moshuar të këtijë fshati shprehen ,se këtu shalqini prodhohet shume ,dhe më peshë të lartë ,Në kohën e socialiszmit Goroçani furnizonte Tiranën . Shlaqini këtu arrin kulmin ,deri në 25 – 30 kg. Kjo vjenë se toka është e përbërë më plehra dhe ranore  ,gjë e cila stimbulon rritjen e shalqinit dhe të zarzavatëve .Një I moshuar 95 vjeç ,banorë I këtij ,fshati u shpreh  se diktatori ,Enver Hoxha ,kur ka bërë dasmën e djalit ,shalqinin e ka marë tek fshati jonë. Një grup specialistësh kanë hyrë në parcel dhe kanë zgjedhur kokrrat e shalqinit .Pasi muarën një sasi shalqinësh ,ata u drejtuan tek llagaria e kooprativës ,kërkuan faturën për të paguar e pasi derdhën lekët në llogarin e koperativës  janë larguar më një Aro ne drejtim te kryeqytetit ….

Ishte ora 14 00 ,në qëndër të fshatit ,shikoje njërzit grupe grupe që ktheheshin nga serat ,ku kishin punuar. Të lodhur por të kënaqur nga arritjet që ata kishin nga prodhimet e tyre. Kamë ndërtuar një vilë tre katëshe ,u shpreh  një fermer. Këtë vile e kamë ndërtuar vetëm nga të ardhurat qe kamë përfituar me serat …..Përshëndetemi dhe largohemi nga ky fshat shumë i bukur me vila dy ,tre , katëshe dhe i tjetersuar komplete brenda pak viteve nga banoret e vete punetor.

 

BERAT- Shpella e Poshnjes, burimi  që shuan etjen e zones 

Banorët e Mezit të Urave  thahen si deveja në shkretëtirë për një pikë ujë, investimet e bera ne ujesjellsa nuk plotesojne as 5% te nevojave !

34 fshatra të Mezit të urave prej vitesh vuajnë pasojat e mungeses se ujit te pijshëm!  Dihet se uji jo vetëm që është përbërsi kryesor I trupit të njëriut ,por ai është dhe një nga tre elementët [tokë ujë ajër ] të jetës në planetin tonë Mungesa e ujit te pijshëm në zonat informale  rrezikon dhe përhapjen e epidemive e nderkohe sjell braktisjen e fshatrave te tere . Shumë banorë në për fshatra kanë hapur puse për të marë ujë të pijshëm pa i bere dhe analizat e nevojshme .Këto puse janë me rrezik, pasi nuk iu ëshët bërë as një analize në laborator. Shumë nga banorët  iu drejtohen  çezmave tek shpella,  e cila ndodhet në qëndër të fshatit Poshnje ,vetëm 5 kilometër largë qytetit të Urës – Vajgurore. 5 çezmat e ndërtuara nga pronarët e ‘Shpëllës’ ,prej vitesh kanë shërbyer, për furnizimin me ujë të pijshëm si për banorët e fshatrave të zonës mezit të urave ashtu dhe për banorët e qytetit të Kuçovës ,si dhe për shumë udhëtarë që udhëtojnë me autobuza ,fugona dhe  makina të vogla. Poshnja ndodhet në kryqëzimet të aksëve rrugorë Berat- Fierë ,Berat ,Lushnje.  Qyshë në orët e para të mëngjesit njërzit zënë radhën me bidona 30 – 10 kg ,të cilët si pas radhës I mbushin me ujë të pijshëm. Por këto çezma shërbejnë edhe për udhëtarët që ndalojnë makinat dhe freskohen nga burimi i ujit te ftohet të Poshnjes .Radhët me bidona ,na kujtojnë radhët e qumshtit ,në kohën e monizmit ….

Banorët e këtyre fshatrave shprehen se shumë ëshët folur se janë ndërtuar ujsjellësa ,por këto ujsjellësa  nuk furnizojnë as një përqindje të vogël me ujë  me një orar shumë qesharak! Banorët shprehen se: Po thahemi si deveja në shkretëtirë për një pikë ujë ,i cili është i domosdoshëm për jetën e njëriut. Ata shprehen se; uji  ,ajri dhe drejtesia janë jeta për njërzit . Neve uji  na mungon prej vitesh !

Pergatiti: Dilaver Xhelili Kucove.