BERAT- Berati me fillesat dhe vazhdimesine kohore. Nga Dilaver Xhelili.

BERAT- Berati  me fillesat dhe vazhdimesine kohore.

Berati, nje pjese e Trashegimise Boterore UNESCO, eshte nje nga qytetet me te bukura te Shqiperise. Qyteti e ka zanafillen e vet ne shekullin e VI-V p.e.s. Me vone ai u kthye ne nje qytet-keshtjelle i njohur me emrin Antipatrea. Kjo fortese u zgjerua kryesisht gjate sundimit feudal te familjes Muzakaj. Brenda ne kala jane ndertuar kisha qe kane ikonat dhe afresk te pacmuara, si dhe nje shkolle kaligrafie. Sot kalaja quhet e vetme ne llojin e saj per vete faktin qe njerezit jetojne aty. Dy lagje te tjera te vjetra, te medha jane: Mangalemi, i cili eshte poshte kalase nga ku ju mund te shihni pamjet e mrekullueshme te shtepive karakteristike, me dritaret qe duken sikur qendrojne njera mbi tjetren: dhe lagja Gorice qe ndodhet ne anen tjeter te lumit. Ura me harqe e Gorices, e ndertuar ne 1780, eshte nje monument arkitekturor i bukur me funksion per te lidhur lagjen Gorice me Mangalem. Bashkejetesa e besimeve dhe kulturave fetare nder shekuj qe i ka fillesat ne shekujt IV p.e.s. deri ne shekullin e XVIII eshte evidente ne qytetin e Beratit. 

 

Pushtimi Turk.

Ne 1417, turqit pushtuan Beratin dhe ky pushtim ka lene gjurmet e veta me ndërtimet monumentale të besimit islamik.
Pjese te tjera qe ia vlen te vizitohet  jane: 
Muzeu etnografik  , i vendosur ne nje banese me cardak te shekullit te XVIII: dhe Galerine e Arteve “Eduard Lear”, nje piktor i njohur anglez qe pikturoi kaq shume per Beratin dhe Shqiperine. Qyteti i Beratit eshte nje pike nga ku mund te eksplorohet Mali i Tomorit, nje nga malet me te larta te Shqiperise, i cili quhet gjithashtu Olimpi i Shqiperise ose Froni i Zotit. 

Nën zotërimit e Muzakajve qyteti filloi të shtrihet jashtë murëve të kështjellës


Nën zotërimin e Muzakajve, në shek. XIII-XIV, qyteti filloi të shtrihej jashtë mureve të kështjellës. Në këtë kohë Berati arrin shtrirjen më të madhe territoriale, zhvillohet dhe bëhet një qendër e rëndësishme ekonomike, tregtare, administrative e kulturore. Në 1417 qyteti pushtohet nga turqit dhe zhvillimi i tij u ul ndjeshëm, por nga fillimi i shek. XVI ai e mori veten, për tu bërë përsëri një nga qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë. Në shek. XVII ai vazhdonte të ishte qyteti më i madh i Shqipërisë, me 500 shtëpi të shpërndara në 30 lagje dhe me 5 medrese. Berati në këtë kohë bëhet qendra kryesore ekonomike e vendit, me zhvillim të madh të zejtarisë e të tregtisë.  Berati ishte kryeqendra e sanxhakut të Vlorës të përbërë nga kazatë e Myzeqesë, Tomoricës, Skraparit, Përmetit, Pogonit, Tepelenës e Vlorës. Në Berat tregtonin mallrat e tyre tregtarë të huaj. Në shek. XVIII Berati bëhet qendër e pashallëkut të madh të Ahmet Kurt Pashës. Ali Pashe Tepelena e bashkoi atë me pashallëkun e tij të Janinës dhe përforcoi muret e kështjellës. Si pas të dhënave në këtë periudhë tregtarët e mëdhenj beratas kishin marrëdhënie me Venedikun, Triesten, Raguzën, Ankonën, Korfuzin, Maltën, Aleksandrinë, Izmirin, Selanikun, Stambollin, Sofien, Nishin, Belgradin, etj. Berati përdorte dy skela: Vlorën dhe Durrësin. Ai ishte bërë kështu kryeqendër e një sistemi të madh ndërkrahinor. Tregtarët beratas kishin agjencitë e tyre në Durrës, Vlorë, Elbasan, Korçë. Tregtarët e mëdhenj shkodranë kishin në Berat agjencinë e tyre tregtare.  Ndertimi i qytetit te Beratit  vjen nga iliret  qe simbas legjendave filluan ndertimin e kalase per tu mbrojtur nga sulmusit.

 

BERATI  SOT.

Berati me malin Tomor në horizont

Pas tronditjes që pësoi reputacioni i qytetit në vitin 1997, ka një rivendosje të imazhit të mirë, sidomos këto dy-tre vitet e fundit, kur janë shtuar ndjeshëm flukset e vizitorëve nga vendi, nga Kosova Gjermania Italia e tjer  të huaj. Vërehet një riaktivizim i traditave më të mira të qytetit kundrejt vizitorëve. Tradicionalisht në Berat vizitori ka gjetur mikpritje të veçantë, përjetimin e një ambienti të këndshëm e shlodhës, rastin që të shijojë një kuzhinë karakteristike tradicionale të kombinuar me atë moderne, ku përfshihen ullinjtë e famshëm, mishi i qengjit dhe ai i gjelit të detit e verërat e prodhuara nga vreshtat rreth qytetit.

Degë më e zhvilluar e turizmit deri më tani kan  qenë punimet të artizanatit. Artizanati, për qytetin është një vlerë e trashëguar e cila mirëmbahet edhe sot në Berat në disa gjini, si, gdhendje ne dru qendistari, punime ne argjend dhe ne metale te tjera, punime ne kashte, gdhendje ne pllaka guri, punime dekorative me gur.

Vitet e fundit ka një rigjallërim të ketyre mjeshtërive. Vizitori mund të gjejë në disa dyqane gdhendje me pamje karakteristike të Beratit. Punimet e disa prej mjeshtrave të Beratit janë shpërndarë edhe jashtë vendit.

Turizmi është një ndër drejtimet më premtuese të zhvillimit ekonomik të Beratit. Qyteti trashëgon nga e kaluara një varg të gjatë e të pasur vlerash historike, kulturore, etnografike, arkitektonike e të besimeve, të tilla që përbëjnë një potencial të konsiderueshëm për turizmin. Me burimet turistike të qytetit është e mundur që të zhvillohet turizmi familjar dhe ai i organizuar. Në disa zona të rrethit (Tomor) mund të zhvillohet turizmi malor me shumë aspekte brenda tij, si edhe gjuetia.

Autor : Dilaver Xhelili