Bashkia e Beratit nderon me titullin “Qytetar nderi” Prof. Dr. Dhori Kule.

Bashkia e Beratit nderon me titullin “Qytetar nderi” Dhori Kulen.
Nasip Naço – Vlerësoi kontributin e Kules, duke e cilësuar atë si beratasin më të rëndësishëm.
BERAT –

      Emra të njohur të fushës së akademisë, politikës, përfaqësuesit më të lartë të sekteve fetare në vend janë mbledhur mbrëmjen e sotme në Berat, ku Kèshilli i Bashkisë të këtij qyteti ka vlerësuar me titullin më të lartë, Dhori Kulen. Në mjediset e bashkisë së re u zhvillua ceremonia ku Kules, lindur dhe rritur në qytetin e vlerave antike Berat, ju dorëzua titulli qytetar nderi për kontributin e dhënë në fushën e akademisë dhe atë drejtuese në një nga fakultetet më të rëndësishme siç është ai i Ekonomisë. Në hapje të kësaj ceremonie u prezantua një material mbi jetën dhe veprën e Dhori Kules.
Ka qënë Eleni Cakaresto, një bashkmoshatare e Kules, e cila në fjalën e saj përcolli emocionet e viteve të tyre të shkollës së mesme në këtë qytet. “Me Dhori Kulen kemi qënë në gjimnazin e përgjithshëm “BabDud Karbunara” në vitet 1972-1976 dhe gjatë këtyre viteve tek Dhori ka spikatur thjeshtësia, respekti për shokët e klasës dhe pregatitja sistematike për të harritur atje ku ai synonte rezultatet më të larta në studime.  Dhori gjatë këtyre viteve ishte dhe një organizator shembullor për të gjitha aktivitetet shkollore dhe jashtë shkollore. Të gjitha këto cilësi, puna e palodhur do të siguronin një karierë të lartë akademike, por thjeshtësia e tij, respekti për shokët, kolegët nuk kanë munguar kurrë tek Dhori”, u shpreh ajo.
Ndërsa më pas Beshir Ciceri pedagog dhe Kudret Çela një tjetër emër i njohur në drejtimin e faktultetit në vend vlerësuan në fjalën e tyre vendimin e këshilllit bashkiak të Beratit për dhënien e këtij titulli.

Nasip Naço – Ish ministri i Drejtësisë,  vlerësoi kontributin e Kules, duke e cilësuar atë si beratasin më të rëndësishëm. “ Unë do t’a nis me një falenderim të veçantë për kryetarin e bashkisë dhe këshillin bashkiak për vendimin që profesor Dhorit t’i jepnin titullin “qytetar nderi”, por do të doja dhe një vërejtje për këshillin dhe për kryetarin sepse të ftuarit për profesor Dhorin nuk i nxë kjo sallë. Unë sot në këtë sallë shoh djemtë më të mirë të Beratit që sot janë në Tiranë apo qytete të tjerë, shoh përfaqësuesit e komuniteteve fetare, drejtues universitetesh dhe vetëm Dhori mund ti merte ti bënte bashkë të gjithë. Kur më thanë për këtë titull u gëzova pa masë dhe kur më thanë që do të marrësh pjesë thash me shpirt dhe me zemër që do të marr pjesë sepse është nder për qytetin, pasi Dhori përfaqëson vlerëat më të mira të qytetit të Beratit dhe ndaj sot unë jam këtu. Ju jeni një shembull i mirë, një shembull pozitiv për të gjithë qytetarët e Beratit, por dhe për elitën e politikanëve, qytetaris dhe akademikëve në Shqipëri dhe më gjerë. Në kontaktet që bëjë me miqë brenda dhe jashtë vendit në bashkbisedim dhe sipër ku më kanë pyetur dhe i kam thënë se jam deputet i Qarkut të Beratit, menjëherë siç identifikojnë qytetin me vlerat e tij për “Mangalemin”, “Urën e Gocicës” më thonë se ju jeni me fat se keni akademikun Profesor Dhorin. Sigurisht që jam ndiher krenar dhe të gjithë ndihemi krenar ku për Dhorin apo qytetar të tjerë vlerësimi është maksinal. Unë besoj se ashtu siç i është ngjitur malit të Tomorrit në rini të vetë ka filluar që ti ngjitet dhe pregatitjes së tij duke u bërë dhe rektori i Universitetit të Tiranës për vlerat e tij intelektuale, për vlerat e tij akademike, por mbi të gjitha për vlerat e tij qytetare të qytetarëve të Beratit. Janë me dhjetra të rinjë dhe të reja që kanë dal nga fakultetet e Ekonomisë, Fakulteti i Tiranës dhe ruajnë mbresa të mëdha për profesor Dhorin, por dhe për profesr të tjerë. Por, vlera më e madhe e profesor Dhorit është se ka ditur të jap nga shpirti i vetë për të gjithë studentët qofshin nga Berati, por dhe gjithë Shqipëria që nesër në jetë ata të marrin dhe manifestojnë vlerat më të mira, vlerat më qytetare që ka vetë Dhori.

Ndërsa, më pas kryetari i bashkisë Petrit Sinaj i dorëzoi titullin e nderit Dhori Kule, duke e cilësuar atë madje si të vonuar. “Një nga figurat me reputacionin dhe kontribut të çmuar në fushën e arsimit në qytetin e Beratit, Kuçovës, në Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës për rolin e tij si drejtues i institucioneve arsimore, forumet ekonomike dhe akademike të vendit, aktivitetin e tij studimor dhe shkencor brenda dhe jashtë vendit, botimet cilësore në fushën ekonomike, një figurë qytetare dhe intelektuale, angazhuar në jetën publike dhe politike”

Prof. Dr. Dhori Kule – Mes emocionesh, pasi falenderoi për titullin e konsideroi qytetin e tij të lindjes si shembullin më të mirë të bashkëpunimit qytetar, elitar, fetar që dëshmohet që nga vlerat e tij në lagjet muzeale, banesat e deri tek qytetarët e tij, shokët dhe miqët që nga vegjëlia.
“Si përfaqësues i institucioneve që lidhen me dijen, këto institucione kanë një përgjegjësi dhe detyrë të madhe ndaj shoqërisë. Jemi në një periudhë që tashmë e dimë mirë se ç’duhet të bëjmë, në të mire të këtij vendi, pasi kemi mare apo po i drejtohemi dendencave që nuk duhet, madje edhe Kadareja e ka thënë, duke e shprehur shumë bukur kur pohon që është kthyer si në modë në Shqipëri rendja pas të keqes dhe këtë e verifikojmë për ditë. Ka një çoroditje morale, ka një çoroditje që buron nga fakti se ka krizë të mendimit dhe në themel të çdo krize është kriza e mendimit pse e theksova këtë. Institucionet e dijes të të gjitha niveleve dhe universitetet në veçanti kanë për detyrë t’i qartësojnë problematikat. Është detyrë e universiteteve, punonjësve të shkencës, të sqarojnë problematikat e ndryshme të të gjitha fushave ekonomike, politike dhe duke dalë pa konformizëm jashtë problematikave, qëndrimeve që mund të ketë politika e momentit. Duke besuar dhe premtuar me faktin se mua më kanë ardhur këtu profesorët e Fakultuetit të Ekonomisë, që ka qënë dhe do të jetë në ball të punëve, universitetet shqitare këtë detyrë duhet ta qartësojnë problematikat”.