Aty ku u ndertuan tunelet dhe sterat e ujit të pijshëm e muret gjigand për tu mbrojtur nga Turqit. Nga D Xhelili

BERAT- Aty ku u ndertuan tunelet dhe sterjet e ujit të pijshëm dhe muret gjigand për të mbrujtur nga Turqit

         Historit e qytyetit 2400 vjeçarë nuk kanë të sosur në shumë sfera .Berati është një ndër qytetet e rrallë, i cili i takon agimit të njerëzimit.Një kohë, kur ujrat rridhnin të pakontrolluara dhe shkatërruese, në këtë zonë u krijua një masiv shkëmbi, i zbuluar nga natyra në sajë të këtij lumi, i cili duket të jetë vënë posaçërisht për të mirëpritur një qytet ku jeta filloi të organizohej për më shumë se 2400 vite..Historia në këtë qytet duhet të ketë përqendruar ketu drama dhe tragjedi .Duke qene një nga qytetet më të rëndësishëm të mbretërisë Ilire ,I banuar qe  nga kohet e hershme ,  në vitin 1417 Berati u pushtua nga turqit.

Heroi kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, mori në konsideratë rëndësinë e qytetit, e rrethoi në korrik të 1455, por ardhja e papritur e 40.000 kalorësve turq shkaktoi një humbje të rëndë. Gati të gjithë ushtarët italianë, të cilët ishin vënë në dispozicion prej Alfonsit të V të Aragonës për t’i dhënë ndihmë Skënderbeut nën komandën e Raimondo Orsatës, mbetën të vrarë poshtë mureve të kalasë.Në atë kohë sipas regjistrit turk të vitit 1431, në Kalanë e Beratit ndodheshin 227 familje, me një total prej rreth 1500 banorë. Në shekullin XVI Berati mori zhvillim paralelisht me rritjen e Perandorisë Otomane. Ndërtime të reja u bënë jashtë mureve të kalasë, në momentin e parë jug e jug-lindje, dhe më pas përgjatë anës së djathtë të lumit Osum, dhe, më në fund, përtej lumit, në anën jugore të kodrës së Goricës. Në fund të shekullit mund të numëroheshin 1019 shtëpi, me një total prej rreth 7000 – 8000 banorë. Një zhvillim të madh mori artizanati, i cili dëshmohet nga lindja, bashkëpunimi dhe tregu i lulëzuar.

-Berati ëshët ndërtuar mbi një masv shkëmborë të Kalas


Monumentet e kulturës si dhe ndërtimi i tre lagjeve kryesore muzeale të qytetit ,janë ndërtuar mbi një masiv shkëmborë  kalaja ,Mangalemi ,Gorica te cilat e bëjnë qytetin e Beratit shumë interesant. Këtu ndërtesat janë prejektuar dhe ndërtuar nga duart e njërzëve të parë specialist të kësaj sfere . Një arkitekturë mbështetur më mencuri ,si dhe bukurit e natyrës ,kan bërë që qyteti Beratit , të jetë një nga qytetet e veçanta jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjërë .

– Muri Galeri

Ndodhet ne shpatin Jugor të kodrës. Rrethimi me mure i shpatit Jugor të kodres nuk kishte për qëllim të përfshinte një lagje të jashtme të qytetit por të krijonte një zonë të mbrojtur deri te lumi i cili  është i nevojshme për furnizimin me ujë në raste rrethimi. Qellimi i ndërtimit të tij ishte për të furnizuar popullsinë  me ujë si dhe për të lidhur kalanë me pjesën e poshtme të qytetit. Ky kompleks ishte i mbuluar me një sistem arkadash dhe ndjek pjerresinë e terrenit, si dhe nga 1056 shkalle. Mbi shkemb ndodhet nje kulle katërkëndeshe. Nga lartë kulla mbulohej me çati me tjegulla qe ruante topat dhe municionet nga shiu. Te tre kullat që përbejnë këtë kompleks janë përcakruar vetem për artileri. Muri përbëhej nga një sërë frëngjish si dhe dritare të vogla të cilat shërbenin për ndriçim.
Muri galeri u ndërtua në vitin 1280.

– Tabja
Kjo është një nga kullat kryesore të kalasë nga ku mund të shikojme qytetin e vjetër dhe të ri të Beratit. Nga kjo pikë mund të shikohen të dy malet, Tomorri dhe Shpiragu të cilet së bashku me kalanë lidhet dhe me legjendën më të bukur të Beratit.  Kjo kulle eshte e ndertuar mbi  një humnere te thepisur ku asnjë njeri nuk guxon të shoh poshtë dhe ndodhet ne pjesen jugore te kalas. Shkëmbi i thepisur poshtë kullës quhet “Rasa cekbeni”. U quajt keshtu nga thirrja e ushtarit turk gjate rrethimit te Beratit ne vitin 1455. Osmanet te rrethuar ne kala pa asnjë shprese shpetimi, i kërkuan komandanteve shqiptar nje armëpushim. Nje ushtar zbriti nga rasa me likardhe udhëtoi nate e dite drejt Adrianopojes, i beri te njohur sulltanit situaten e rende. Pas nje shpërblimi te majme ushtari u kthye perseri dhe thërriste poshte shkëmbit “Cekbeni,  cekbeni”  u ngjit ne kala dhe i dha kurajo garnizonit qe te duronte se se shpejti vinin përforcime te drejtuara nga vete padishahu. Ushtria otomane e gjeti ushtrine shqiptare ne gjume e cila clodhej nen besimin se kalaja ishte marre. Vrasja e shume shqiptareve she napolitaneve qe kishin ardhur per ndihme shenon dhe humbjen me te madhe qe pesoi ushtria e Skenderbeut.

 

Stera e ujit

Sigurimi i ujit ka qënë domosdoshmeri për kohën. Ai kryhej me anë të sterave, puseve. Stera me e madhe  është ndërtuar në shek XII-XIII kur Berati u bë kryeqendra e familjes se Muzakajve. Gjendet në pjesën më të mbrojtur të qytetit, në rrethimin e brendshem të akropolit. Stera mbulohet me qemere eliptik. Muret e pjesës ujembajtese ndodhen nen siperfaqen e tokes, pasi shtytja e ujit perballohej nga masa e shkembit si dhe e mbante ujin te fresket. Për këtë arsye dhe dritaret e ajrimit ndodhen nga ana Veriore, pra nuk ekspozohen rrezeve të diellit. Uji akumulohej me anë të një sistemi tubacionesh.
Stera është e suvatuar me llaç me pluhur tulle që pengon depertimin e ujit në mur. Rreth 2000 m3 ujë që mbante kjo sterë ka qënë sasi e konsiderueshme për nevojat e qytetit si dhe per ti rezistuar rrethimeve të gjata.
Numri i madh i veprave per furnizimin me ujë të qytetit larmia e zgjedhjeve sipas rastit, flasin për një shkalle të mire të nivelit ekonomik e shoqeror të qytetit dhe për një nivel të mirë të ndertuesve të tij.

KALAJA

Eshtë monumenti më antik, me një sipërfaqe 9.6 ha, i cili ngrihet në një kodër  187 m të lartë, e rindërtuar disa herë gjatë periudhave të historisë.  Ndodhet në pjesën e sipërme të qytetit dhe ka mure të larta rrethuese të ndara nga 24 kulla të formave dhe dimensioneve të ndryshme, të ndërtuara në periudha të ndryshme. Eshtë ndërtuar me gurë gjigandë në formë katrori. Në periudhën bizantine kështjella ndodhej në listën e fortifikimeve të Justinianit. Muri rrethues rrethon kodrën, e cila dominon qytetin aktual të Beratit dhe ka formën e një shigjete drejtuar nga veriu, në fakt, më parë formonte një zinxhir me kodrën për ballë Goricës, e cila është 6 m më e lartë.
Lumi që kish formuar, në këtë pikë, një liqen dhe shumë larg një kaskatë gërrehu pak nga pak shkëmbin duke formuar një grykë të ngushtë. Për këtë motiv shpati i kësaj ane është shumë i pjerrët e shkëmbor, dhe plot shkëmbinj që vështrojnë drejt qiellit.
Në pjesën e veriore në të cilën ndodhet porta kryesore, ka qënë ndërtuar një oborr i fortifikuar mirë, që është një nga ndërtimet e para të këtij lloji të realizuar në mesjetë me qëllim devijimin e sulmeve direkte.
Në pjesën jug-lindore gjendet një çisternë uji e ndërtuar mjeshtërisht, që ishte në gjendje të mbante ujë të freskët. Për të siguruar ujin në mesjetën e vonë, në pjesën jugore u ndërtua një galeri nëpërmjet së cilës bëhej transportimi i ujit nga lumi në kështjellë.
Në pjesën më të lartë të kështjellës ndodhet gjithashtu një akropol i rrethuar nga mure, brënda së cilës gjenden mbetjet e një garnizoni ushtarak, mbetjet e sarajeve të pashait dhe të Xhamisë së Bardhë në periudhën otomane.
Kështjella i ka qëndruar besnike planimetrisë së saj të shekullit IV para Krishtit. Hera – herës , sipas teknikave të përdorura, kështjella u përshtat, e kjo mund të vihet re në kullat e predispozuara për topa dhe në frengjitë për pushkët, që shfaqen në periudhën e pashallëqëve të mëdha shqiptare, të shekullit XVIII-XIX. Topat gjenden ende edhe sot përgjatë mureve të kështjellës.

 

Dilaver Xhelili