Serbët, Edikti i Milanos dhe Këshilli i Nikeas

Serbët, Edikti i Milanos dhe Këshilli i Nikeas
Ajo që më shtyri në kompletimin e këtij shkrimi ,duke u thirrur në referenca të sigurta është që
serbëve t`iu bëhet e ditur se kishin ardhur këndej pari nja 3-400 vjet pasi që krishtërimi ishte
legalizuar nga ilirët ( shqiptarët ). Serbëve (sllavëve ) të ardhur pas shekullit 6-7-të iu ësht dashur
edhe nja 300 vjet t`i kalojnë si shërbëtor këndej pari mu ne tokat ilire dhe pasta të fillojnë
krishtërimin e tyre .
Sjellja e tyre prej patroni të krishterimit në Ballkan është shumë e pa bazë , sepse ata e morën fenë
e krishterë shumë e shumë më vonë se ne, e morën shumë vonë po ashtu nga ne.
Objektet fetare kishtare katolike dhe më vonë ato ortodokse në të katër anët e tokave të sotme
shqiptare por edhe në ato toka të cilat sot banohen nga ata ishin ndërtuar nga vetë shqiptarët.
Shënimet kishtare që ruhen me xhelozi të Konstantinopojës , Vatikanit , Malit Athos i vërtetojnë të
gjitha kohërat shqiptare të krishterimi shqiptar dhe atij “ staroslovenski” Ne e kishim fatin e një
pushtimi të egër osman për 500 vjet i cili me dhunë na konvertoi , na e ndërroi fenë e një pjese të
kombit, por dhe përkundër shekujve të dhunës shqiptarët mbetën në fenë e para dhe pas Ediktit të
Milanos (313 pas Kr. ) dhe të dy Këshillave të Nikeas ((325 dhe 381 pas Kr,.)
Të hamendurve nga rradhët e shqiptarëve , dhe “patronëve “ të shpifur serb të krishterimit iu
rekomandoj të vazhdojnë leximin e këtij shkrimi. Pra në datat kyçe të fillimit të krishterimit nuk
kishte serb këndej pari . Por edhe grekëve t`iu bëhet e ditur se shënimet tregojnë se edhe ata nuk
janë patronët e ortodoksisë, sepse ata fesë së krishterë i kanë shkuar prapa nja 300 vjet pas
Këshillave të Nikeas.
1.Edikti i Milanos ( 313 pasKr.) (-Kostandini i Madh dhe Edikti i Milanos. Kastriot Marku )
Kostandini I(lat. Flavius Valerius Constantinus), i njohur edhe si Kostandini i Madh, ishte perandor
romak me origjinë ilire që sundoi 31 vjet,prej vitit 306 deri në vitin 337pas Krishtit.Ishte djali i
komandantit ilir Kostanc Klorit (Constantinus Chlorus) dhe i Elenës
Hapi më i rëndësishmë në politikën e Kostandinit, është pa dyshim ai i nënshkrimit/dhënies së lirisë së
fesë përtë krishterët.Kryqëzimi dhe keqtrajtimi i të Krishterëve mori fund dhe bashkëperandori i
Kostandinit, Licinius, iu bashkua Kostandinit në lëshimin e dekretit (ediktit të Milano-s) në vitin 313,
që ligjëroi pranimin e të Krishterëve në Perandorine Romane.Të dy perandorët përmes ediktit të
Milanos shpallen se: «kemi vendosur të garantojmë respektimin e kultit hyjnor, t’u sigurojmë të
krishterëve e gjithë të tjerëve që të ndjekin lirisht çdo lloj forme besimi që t’u pëlqejë, me qëllim që
çdo hyjni që banon në qiej të na ndihmojë ne e të gjithë ata që janë nën pushtetin tonë…”.Edikti[nga
lat. edictum, edicĕre «njoftoj, lajmëroj”që do të thotw “ thuaje jashtë” në kuptimin e një
lajmërimi/shpalljeje»], është një shpallje në vlerën e një ligji/dekreti apo dhe një urdhëri që lëshohet
nga gjykatësit, i cili shpallet nga ai që ka autoritet/pushtet i quajtur edhe ius edicendi. Edikti i Milanos
ishte dokumentiqëi dha krishterimit një status ligjor ekuivalent me fenë tradicionale romake dhe
besimet e tjera fetare të shpallura në territoret e Perandorisë.
(Kostandini lindi rreth vitit 280, në Nish (Nassius të Dardanisë Iliri), sot Nishi në Serbi, saktësisht në
Mesinë e Sipërme, pranë lumit Nishava, nëntë milje larg lumit Margus (Morava). Nishi ose Nasisus,
sikurse kuptohet nga koha në të cilën flasim, ishte një vendbanim ilir/shqiptar, që është përvijuar si i
tillë deri aty nga fundi i shekullit tëXIX, d.m.th. pra edhe shumë më vonë se ardhja e Serbëve dhe
Sllavëve të tjerë në Europën Juglindore në shekullin e VII. Kështu që origjina e Perandorit Kostandini i
Madh, me të drejtë pranohetsi iliro-shqiptare nga historiografia serioze. Në një aspekt tjetër
kuptimor, duket qartë se përpos faktit të predikimit të Shën Palit në viset e Ilirisë, me Kostandinin,
dëshmohet sërish se qenë ilirët paraardhësit e shqiptarëve të sotëm ata që pranuan dhe përhapën
zyrtarisht Krishtërimin në Europën pagane)
(Perandori Kostandini i Madh, u pagëzua i Krishterë, pak para vdekjes së tij mesditën e 22 majit
337.Sipas porosisë së tij, funerali ishte madhështor.Akti i konvertimit të Kostandinit nga pagan në të
krishterë, përbën një akt historik jo vetëm pse shembulli i tij u ndoq nga nji numër i madh
nënshtetasish të perandorisë, por edhe sepse me këtë rast, mbas tre shekujsh përndjekjeje në
perandorinë romake, krishtërimi nisi të marrë frymë lirisht.Kostandini i Madh konsiderohet si një ndër
njerëzit më me ndikim në të gjithë historinë. Ai ështënjë ndër figurat më të mëdha të historisë
Europiane dhe pa asnjë dyshim edhe asaj iliro-shqiptare gjatë mijëvjeçarin të parë. Ai ishte një nga
ilirët e shumtë që arritën të ishin perandorë të Romës, ndoshta më i madhi dhe më i zoti prej tyre,
shtetin e së cilës e riorganizoi dhe ndërtoi me fitoren përfundimtare të krishterimit në fundin e
shekullit të katërt duke u shndërruar kështu në figurë qendrore që themeloi Europën e krishterë të
mesjetës.
2.Këshillat e Nikeas ( 325 dhe 381 ) ( nga burimet e Kishes Ortodokse të Shqipërisë
Besorja e Nikeas duhet të quhet Besorja Nikeo-Konstandinopolitane, meqenëse ajo u formulua në
Sinodin e Parë Ekumenik të Nikeas (325) dhe në Sinodin e Dytë Ekumenik të Konstandinopojës (381).
Në Kishë Besorja quhet zakonisht Simboli i Besimit, që do të thotë literalisht “mbajtja së bashku” dhe
“shprehja” ose “rrëfimi” i besimit. Në Kishën e hershme ekzistonin forma të ndryshme të pohimit të
besimit të krishterë; domethënë “besore” të ndryshme. Këto besore ishin përdorur fillimisht në lidhje
me Pagëzimin. Përpara se të pagëzohej një person duhet të pohonte besimin.
Me kalimin e kohës, vende të ndryshme kishin pohime të ndryshme besoresh, të gjitha, duke
pohuar të njëjtin besim, por, duke përdorur forma e shprehje të ndryshme. Këto forma besoresh u
bënë më të zgjeruara dhe më të detajuara, sidomos në ato zona ku pati debate rreth besimit dhe ku
lindën herezira të ndryshme.
Fotoja nga një burim norvegjian: Konstantini në Nikea
Mbas debatit rreth Birit të Perëndisë, Fjalës Hyjnore, lindi një tjetër debat, që lidhej në mënyrë
esenciale me të, debati rreth Shpirtit të Shenjtë. Formulimi që u hartua në Sinodin e
Konstandinopojës më 381, që njihet si Sinodi i Dytë Ekumenik, i dha fund këtij debati. Formulimi i
këtij sinodi iu shtua deklarimit të Nikeas:
-Dhe (ne besojmë) në Shpirtin e Shenjtë, Zot, jetëbërës, që buron prej Atit, që adhurohet e
lavdërohet bashkë me Atin e me Birin, që foli me anën e profetëve.
-Në një Kishë të shenjtë, katholike (të përgjithshme) dhe apostolike
Pra ,i tërë shkrimi është për në dijeni të serbëve dhe grekëve porse edhe shqiptarëve që e vejnë veten në
data të vonshme historike !
Fahri Xharra,29.10.16
Gjakovë

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/SoPEvR7qS0o?rel=0&amp;controls=0&amp;showinfo=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen></iframe>