Historiani Prof. Dr. Sadik Krasniqi,ne Kanada per mbledhjen e materialit historik..

krasniqiRikard Shpori Kryetari I Bashkësisë Shqiptare të Kebekut në Montreal, dhe Mary Deros, Nënkryetare e Bashkisë së Montrealit, Pritën në Montreal, Historianin Prof. Dr. Sadik Krasniqi, Drejtorisë sektorit të historisë në Muzeun Kombëtarë të Kosovës Ditën e hënë,
Kryetari I Bashkësisë Shqiptare të Provincës së Kebekut në Kanada z. Rikard Shpori,priti në Montreal,Drejtorin e sektorit të historisë së Muzeut të Kosovës, Historianin Profesor Doktor z.Sadik Krasniqi.Takimi u zhvillua I ngrohtë dhe më shumë diskutime nga të dyja palët,qëllimi I vizitës ishte bashkëpunimi dypalësh dhe mbledhja e materialeve Arkivore-Muzeore për Institutin e Trashëgimisë Kulturore Kombëtare të Kosovës, për kontributin e Shqiptarëve në Montreal Kebek dhe në të gjithë Kanadanë.
Gjatë takimit u diskutua dhe për Promovimin e librit me titull( Qëndresa Heroike e Jasharëve për Liri, Rast Unik në Historinë Botërore ) të shkruar nga Prof.Dr. Sadik Veli Krasniqi. Ku të prezentohet tek të gjithë shqiptarët në Montreal dhe më gjërë.
Mbas një darke  në një Restorant Shqiptarë NIKAS,Prof,Dr. Krasniqi I shoqëruar nga Kryetari I Bashkësise Shqiptarë të Montrealit z.Rikard Shpori u pritën në një takim Protokollar nga Nënkryetaria e Komunës së Montrealit znj.Mary Deros, znj.Mary Deros mbasi I uroi mirseardhjen në Bashkësi, falënderoi Kryetarin e Bashkësisë z.Shpori për punën e pa lodhur që bënë dhe kontributin që jep për Komunitetin Shqiptarë në Montreal, si dhe falënderoi z.Krasniqi për punën e tij të vështirë në mbledhjen e materialeve të shqiptarëve në Diasporë, me qëllim që të mbushet Museu Historik Kombëtar i Kosovës,
koferencaNë përfundim mbas Konferencave që u dhanë para mediave lokale ,Nënkryetarja e Bashkisë së Montrealit znj. Mary Deros I dhuroi në shenjë respekti z.Rikard Shpori dhe z. Sadik Krasniqi Stemën e Bashkisë në emër të Bashkisë, si dhe  dhuratat e tjera me qëllim që të vihen në dispozicion të Muzeut Historik Kombëtar të Kosovës.
Në përfundim të takimeve z.Krasniqi përcillet nga Kryetari I Bashkësisë z.Rikard Shpori drejt Kryeqytetit të Kanadasë Ottawa,ku do të vazhdojë udhëtimin e tij drejt detyrës për mbledhjën e Materialeve dhe me shpresë për rikthim në aktivitete të tjera.
Shkrim nga Edmond Malo