KANTAUTORI ZIJA SARAÇI DO KËNDOJ KËNGËN E MARINARIT NË “SANREMO MUSIC AWARDS” DHE MONTECARLO, SI PËRFAQËSUES I KËNGËS SHQIPTARE.

Zijai me Marinen KANTAUTORI ZIJA SARAÇI DO KËNDOJ KËNGËN E MARINARIT
NË “SANREMO MUSIC AWARDS” DHE MONTECARLO, SI
PËRFAQËSUES I KËNGËS SHQIPTARE.

Kantautori Zija Saraci i cili prej 12 vjetësh jeton në Firence (Itali), nuk e pushoi kurrë luftën e tij për formimin e tij profesional artistik.
HAPI I PARË, i pjesmarrjes së tij në të 25° Edicion të “SAINT VINCENT FESTIVAL” që u zhvillua në sezonin 2011-2012 në Val D’Aosta, në veri të Italis, në kufi me Francën. Me kurajon e një të marri konkurroi me “Kënga e Marinarit”, për tu matur kështù me rreth 12 mijë këngëtarë të rinj e të reja të ardhur nga e gjithë Italija, ku nga etapat e shumta eleminatore të zhvilluara në disa qytete kryesore të Italisë u përzgjodh edhe ai sëbashku me rreth 140 këngëtarë, për të marrë pjesë në “Accademia del Canto di Saint Vincent”, ku dhan mësim mjeshtra të muzikës Italiane, ku mori diplomën e pjesmarrjes në atë Akademi.
HAPI I DYTË, ishte pjesmarrja në në sezonin 2012-2013 të Edicionit e XXXVI të CASTROCARO FESTIVAL, në muajin Shtator të vitit 2013, në Castrocaro Terra del Sole. Festival ky i një nivelit të lartë, që bashkë me Saint Vincent Festival, renditen për nga popullariteti, rëndësija dhe preferenca direkt pas Festivalit të Sanremos, nga ku kan nisur karrierën artistike Iva Zanicchi, Eros Ramazzoti, Patty Pravo etj…
Këndoi këngët “Non Crederle” – Mina, “Io che non Vivo (Senza te)” – Pino Donaggio, Në fazat e ndryshme eleminatore morën pjesë rreth 9.800 këngëtarë konkurues të ardhur nga gjithë viset e Italisë.
HAPI I TRETË ishte pjesmarrja në TOURMUSICFEST-2013 FESTIVAL Internacional në Romë, ku President i Festivalit ishte poeti i math Italian Mogol (Giulio Rapeti), i cili ka bër histori me bashkpunimet e tij me kantautorin e math Lucio Battistin. U paraqit në konkurs me këngën “Shtegëtimi”, pra “La Primavera” të mikut të tij kompozitorit Kastriot Gjini, me tekstin e krijuar në gjuhën Italiane nga vet Zijai.
Pjesmarrja në “Festival Saint Vincent” në Val D’Aosta, – në vitin 2011, në “Castrocaro Festival”, në Castrocaro Terra del Sol, – në vitin 2012, në “TourMusicFest”, në Romë, në vitin 2013, si dhe në Akademit e tyre respektive ishte padyshim një aventurë e gjatë, e lodhshme dhe kurajoze për Zijain, ishin një harritje e madhe, tendencë në realizimin e ëndërrave të tij të dikurshme, si dhe e dimensioneve të tij artistike.
Njohu artistë, poet dhe kompozitorë të famshëm. Takoi Management dhe Produktor Spektaklesh, Produktor Shtëpish Diskografik, duke gëzuar respektin e të gjithëve. Duke hyrë në brëndësi të këtyre evenimenteve, pa me shumë kujdes avantazhet dhe të metat e tyre, studioi fenomenet dhe mardhëniet, u kompletua profesionalisht si këngëtarë dhe si organizatorë, dhe kjo, për ti shërbyer artit si dhe artistëve në vëndin e tij më një këndvështrim modern-tradicional dhe largpamës. Ishte vërtetë një eksperiencë shumë e bukur dhe shumë e vështirë, e cila u realizua vetëm e vetëm në saj të grintës, pasionit, vetmohimit, dashuris për jetën dhe këngën.
DHE U NDIEN SHPEJTË FRUTET E ASAJ PUNE SHUMË VJEÇARE.
SANREMO MUZIK AWARDS është një eveniment ndërkombëtar muzikor i cili lindi në vitin 2001, i ideuar nga i vetmi padron organizator Zoti N.Convertino, aktivitet i cili po përhapet tashma në të gjithë botën, i cili përsëri do zhvillohet edhe sivjet në Sanremo, në qytetin e luleve dhe të këngës, paralel me atë, Festivalin e famshëm të Sanremo, ku do marrin pjesë shumë këngëtarë nga shtete të ndryshme të botës.
Duke parë njeriun e thjeshtë, këngëtarin dhe organizatorin serios, Stafi Drejtues i SANREMO MUSIC AWARDS, i këtij evenimenti të nivelit ndërkombëtar Zotërijt N.Convertino, V.Brazzorotto, L.Giunta dhe A.Rosteni e ftuan të jetë pjesë e përherëshme e Stafit Drejtues dhe e jurisë, për Krahinën e Toskanës, Shqipëris, Kosovës, Maqedonis dhe Malit të Zi. Mori pjesë si Antar Jurije në eleminatoret për zgjedhjen e talenteve të reja në shumë qytete të Italis, ku ftohej edhe të këndonte.Ziaji  me pjano
LAJMI SURPRIZË iu njoftua mbrëmjen e të martës të datës 2 Shkurtë, në 41 vjetorin e Martesës më Valentinën, mbështetses së tij të parë. KËSHTU:
Kantautori Zija Saraçi është i ftuar të këndoj si “I Ftuar Nderi” (Ospite D’Onore) në Finalissima-n që do zhvillohet në 11 dhe 12 Shkurt 2016 në Sanremo Music Awards dhe në Montecarlo, e do këndoj pikërisht këngën e dashur nga të gjithë Shqiptarëve, “Kënga e Marinarit”, si përfaqësues i artistëve Shqipëtar që mungojn sivjet në këtë eveniment madhështor, për ti ftuar nga ai podium të gjithë këngëtarët Shqipëtar që të provojnë fatin e tyre për realizimin e ëndrave të tyre në sezonin e ardhshëm, i cili do rifilloj përsëri në gjysmën e dytë të këtij viti.
Ky është një lajm mjaftë i rëndësishëm për artin dhe muzikën Shqiptare.Sanremo shqip