Shoqeri dhe organizata ndihmojne familjet ne nevoje… Dhurata dhe ushqime per festat e fundvitit. Nga Ahmet Zani

Ndih Shoqëria për të Drejtat e njeriut me seksionin e saj në vendin tonë ka mundësuar ndihma për familjet në nevojë për disa bashki të vendit. Kryetari i siksionit z. Mark Palaj ka mundësuar shpërndarjen e pakove tek familjet më në nevojë, për të zbutuar sado pak problemet jetike që rëndojnë tek disa shtresa të shoqërisë.
Pas fshatit Shtyllas në qytetin e Fierit, ku janë ndihmuar disa familje, në Mamurras të cilat përjetojnë mjaft kushte të rënda. Madje Mark Palaj sapo është ballafaquar me gjendjen e rënduar të pesë vëllezërve Gashi ai menjëherë ka bërë apel strukuturave qeveritare të njihen me problemet e thella, o Zot na ruaj mos të ripërsëritet fakti i ndonjë viktime si dy fëmijëve në Tiranë dhe Durrës.Ndihma
Pesë vëllezërit Gashi jetojnë në dy baraka të shkatërruara, të ftohtët depërton në ambjentet e barakave, aty ku dhe fëmijët t’i gëzohen dhuratave nga babagjyshi i Vitit të Ri, por më së shumti i gëzohem kafshatës që i mungon, apo dhe mungesës së rrobave të trupit.
Me ardhjen e ndihmave nga Shoqëria Internacionale e krijuar në vendin tonë në muajn korrik, duket për familjen Gashi në Mamurras është dhurata më e çmuar në prag të festave në këtë fundvit.
Ndihmat Marka Palaj Kryetar i Shoqërisë Internacionale ka premtuar donacione dhe pas fastave në disa zona të tjera në vendin tonë, misioni i tyre do të vijojë si kusht i domosdoshëm nga konvetat e të Drejatve të Njeriut të miratuara nga Këshilli i NATO-s.