Kryeministri Rama ne Berat : Do kete investime te tjera per kete qytet te paperseritshem….Sipas faqes elktronike te vete kryeministrit .

Mbrëmë në Berat për çka kemi bërë dhe çka do të bëjmë vitin e ardhshëm në kuadrin e programit RILINDJA URBANE, që adreson në mënyrë të drejtpërdrejtë nevojat e komuniteteve dhe merr një rëndësi të veçantë kur ka nisur zbatimi i reformës historike administrative-territoriale.
Berat Rama
Në të gjithë vendin janë 365 projekte dhe duke përfshirë edhe vitin 2016 shkojmë mbi 400 milionë dollarë investime.Të cilat janë investime për rritjen e ekonomive vendore dhe rritjen e cilësisë së jetës së komuniteteve, duke u krijuar hapësirë në mjedisin urban të gjitha moshave.

Me fillimin e vitit 2016, përfshihen për herë të parë, si pjesë e programit të Rilindjes Urbane, edhe infrastruktura bashkiake e ujitjes dhe e kullimit në fshat. Së bashku me bashkitë, vitin e ardhshëm do të bëjmë për ujitjen dhe kullimin në zonat e zhvillimit të qëndrueshëm bujqësor, ku përfshihet edhe Berati, më shumë se ç’është bërë në 25 vjet të marra së bashku.Rama