Organizata e Brukselit “Premtimi për Paqe” nënshkruan sot deklaratën e paqes me bashkinë Berat.
Një projekt Europian që promovon zhvillimin dhe edukimin për paqen për të përmirësuar mirëqënien e popujve.
Iniciativa e filluar nga Zv Presidenti i parë i Parlamentit Europian Xhani Pitella, propozon të stimulojë nëpërmjet nënshkrimit të Deklaratës, çdo lloj iniciative dhe aktivitet që favorizon proceset e paqes në vlerën e saj më universale.
Mes bashkisë së Beratit dhe Organizatës së Brukselit “Premtimi për Paqe” është nënshkruar mesditën e sotme Deklarata e Paqes si dhe është diskutuar rreth projekteve të përbashkëta të programeve të Bashkimit Europian. Përfaqësues të kësaj organizate dhe drejtues të bashkisë së qytetit muze,kanë firmosur mes tyre këtë deklaratë,duke premtuar realizimin e objektiva të saj.Nënshkrimi i kësaj deklarate nënkupton impenjimin e bashkisë,që në realizimin e objektivave të saj ti japi më shumë prioritet temës së paqes,nëpërmjet sensibilizimit të banorëve të saj.Deklarata bazohet në principet themelore të Bashkimit Europian, në veçanti në principet e Traktatit të Lisbonës të vitit 2009 dhe të Kartës së të Drejtave Themelore të Bashkimit Europian .
Deklarata për Paqen, angazhon palët nënshkruese të identifikojne, zhvillojnë dhe vlerësojnë kulturën e paqes brenda Bashkimit Europian dhe të nixsë energji të bashkëpunimit reciprok .
Përfaqësuesi i Organizatës së Brukselit “Premtimi për Paqe”,Pietro Scutari,ka theksuar se,të jesh pjesë e deklaratës e Brukselit do të thotë të bëhesh pjesë e përbashkët e rrjetit të të gjitha vendeve Europiane që e kanë marrë këtë impenjim dhe të organizosh me ta projekte të përbashkëta net ë gjitha fushat.
N/kryetari i bashkisë Berat,Shkëlqim Brisku,është shprehur se,pas nënshkrimit të Deklaratës së Paqes të miratuar nga Parlamenti Europian në vitin 2011,bashkia Berat angazhohet që sensibilizimin e qyetarëve dhe komunitetit për sa më shumë paqe ta bëj pjesë të objektivave të saj për vitin 2016.