43.000 Vrapues në Maratonën e 33-të të Athinës. Nga Athina per portalin Iliriatv Aurora Gozhina.

43.000 vrapues në Maratonën e 33-të të Athinës
Foto IlustrativeMaratona Athin

Maratona Legjenda

Të dielën në mëngjes rrugët e Athinës do të përshkohen nga vrapuesit, pasi do të mbahet Maratona e 33, e cila

shpalli se do të marrin pjesë në total 43.000 atletë nga Greqia dhe jashtë vendit.

Nga këto, 16,000 atletë do të marrin pjesë në Maratonë dhe pjesa tjetër në garat paralele prej 5 km., 10 km. Fëmijët do të marin pjesë në garën e 1.000 m, ndërsa për herë të parë këtë vit do të mbahet gara e dytë prej 5 km, për të plotësuar kërkesën e madhe nga pjesëmarrsit.

Fillimi i parë do të jetë në orën 07.45 për 5 km. Nga rruga Amalias, arrin kulmin në rrugën Megaro Podhosaki dhe e dyta do të mbahet në orën 08.45 për 10 km, me të njëjtin përshkrim.

Nga ora 09.15 deri 10.30 do të bëhet gara e fëmijëve në rrugët e Bashkisë së Marathonës në orën 09.05 do të jetë fillimi i 1200 atletëve Specialë Olympik HELLAS nga rruga Vasilis Sofias me kulm deri tek Parlamenti dhe në orën 10.40 do të jetë gara e 1,200 fëmijëve nga e njëjta pikënisje dhe përshkrim rruge.

Pasdite gara e 5 km do të fillojë në orën 16.00 nga Megaro Podhosaki,rruga Amalias. Duke përfunduar si të gjitha garat brenda stadiumit Panathinaikos.

Këtë vit Federata Atletike me qëllim të zbatimit me sukses të objektivave socialë nuk ka të ftuar atletë të elitës ndaj fitorja është e hapur për të gjithë sportistët.
pershendetje Dhimiter , do te nis lajem per site ngaqe kam filluar pune ne nje site grek dhe kam mundesi per te dhene lajme nga Greqia