Një ditë pranë stendave të Muzeut “SOLOMONI” në Berat. Nga Sulo Gozhina

BERAT – Ende pa u mburshur 10 ditë nga çelja e dyreve të Muzeut  “SOLOMONI”  në Berat , rruga tek “Porta e Pashait” si dhe i thonë ndryshe rruga që të çon në Kala, ka marë një tjetër gjallëri, këto ditë kanë mbritur me dhjetra e pse jo dhe me qindra vizitor, turist të vendit dhe të huaj mes të cilve dhe një çift hebre. Madje shumëkush prej tyre ka filluar dhe të lëjë gjurmët e tij, të përshkrimit në librin e muzeut. Studiuesi Simon Vrusho që në këtë rast bënë dhe cicëronin të spjegon në detaj duke kaluar nga njëra stendë në tjetrën e duke spjeguar dhe faktin që muzeu është një nga më të rrallët dhe unikal thuajse në të gjitha trevat shqipëtare në 5 shtetet e ballkanit.  Në cilin do shkrim apo foto të tij, vetë kureshtja, por dhe historia që lidhet me këtë muzet nuk të lë pa e përceptuar, këtu nuk mungon dhe spjegimi që lidhet me këtë apo atë stenda, foto apo citime e shkrime të ndryshme. Nuk ka asnji dallim mes tyre, por ajo që të bije më shumë në sy është stenda e Dëshmorve Hebrenj që në këtë rast edhe pse vet populli hebraik po kalonte ditët apo dhe vitet më të vështira të jetës së tyre nuk ndenjën duar-kryq, por u bashkuan me banorët e zonës në frontin antifashist dhe morën pjesë me arëm në dorë kundër bishës nazi-fashiste, madje shumë prej tyre nuk kursyen as jetën në kushtrimin për liri, duke e quajtur në këtë rast shqipërin vendin që i mbrojti, si Atdheun e tyre. Një tjetër stend që ngelesh pranë saj është dhe ajo e “Tre Cakranë dhe Hembrenjët”. Të renditur me historin e tyre të vyer në historin e shqiprisë, por dhe mbrojtje të hebrenjëve stenda ka të renditur në detaj faksimilet e letrave ku duket qart preokupimi i tyre për strehimin e hebrenjve, bashkëpunimi me beratasin Perikli Haxhistasën. ndërsa vlen të pëmendet se thuajse nji muaj më parë pasardhësit e Cakranit promovuan në ambjetet e pallati “M. Tutulani” në Berat botimin “Kujtimet e një Firmëtari”, ku mes shumë kujtimeve historike të aktivitetit të Cakranit, një zë të veçant zë dhe shpëtimi hebrenjve.
Nuk kanë mbetur pa u evidentuar apo pa rënë në sy të vizitorve edhe rreth 40 familjet beratase që streuan dhe mbrojtën mbi 600 hebrenjë gjatë luftës, ashtu si nuk ngelën pa u pasqyruar edhe shume foto të fëmijëve Hebre që  vazhdonin shkollën, madje edhe me nr. Amze etj.
Këto dhe shumë fakte dhe detaje të tjera të pasqyruara në këtë muze tregojn qartë miqësin, bujarin, mikpritjen, bashkëjetesa fetare e deri tek mbrojtja dhe me jetën e tyre nëse një familje hebraike do të zbulohej nga nazi-fashistët. Me pak fjalë në këtë muze tregohet qart historia hebraike ndaj dhe muzeu ka mbledhur shumw visitor.

Hebrenj DËSHMORË…
Në Muzeun “SOLOMONI” Berat, administratori i tij, studiuesi Simon Vrusho, të çon tek stenda kushtuar posaçërisht heroizmit të hebrenjve, ku krahas fotove nga hebrenj të shpëtuar në Berat, gjen dhe foto dëshmorësh si Isak RUBEN, foto partizanesh si Berta Ruben, etj.

Në vitet e Luftës II Botërore, në kohën e Holokaustit, hebrenjtë e strehuar e të shpëtuar në Shqipëri nuk ndenjën pasivë. Përkundrazi. Ata bënë sa mundën me veprimtari që u quhej subversive, me pjesëmarrje aktive në misione të karaktereve dhe natyrave më të ndryshme. Mjaft prej tyre dolën partizanë, si kundër ranë edhe dëshmorë.
Lufta dhe hebrenjtë….
Të rinjtë hebrenj të Beratit, në shumicë dërrmuese, u radhitën në rreshtat partizane, më të shumtët në Brigadën e 7-të. Si:
-Albert Josef Asheroviç
-Jakov Avramoviç
-Jusuf Konforti
-Josef Bivas
-Zhak Ruben
-Vëllezërit Dekok
-Vitori dhe Emanauele
-Pepe Kantozi
-Jakov Bahar
-Manuel Ruben
Mosho Ruben
Ata që nuk kishin shkuar në mal, shkonin në lëvizjet subversive, mbledhje dhe veprimtari ilegaale në qytetin e Beratit, duke u etiketuar nga pushteti lokal si elementë të rrezikshëm.
“… Hebrenjtë Josef Josefi e Isak Solomoni marrin pjesë në takime ilegale dhe bëjnë propagandë për çlirimin e Beratit. Të paktën 40 hebrenj subvresivë duhen larguar.
…………………………………………………………………………………………………..
DËSHMORË HEBRENJ PËR ÇLIRIMIN E SHQIPËRISË,
RËNË NË NË LUFTËN  II BOTËRORE

1.    JAKOV AVRAMOVIÇ
2.    JUSEF SOLOMON KONFORTI
3.    JUSEF DAVID BIVAS
4.    ISAK ( ZHAK) EMANUEL RUBEN
5.    LEO TYJERI
6.    JAKOV JOSEF BAHAR
7.    BARUH ISAK  BARUH
8.    DARIO  ZHAK ARDITI
9.    DAVID JUDA KOHEN
Janë emrat e 9 hebrenjve që kanë rënë dëshmorë për lirinë e Shqipërisë në Luftën II Botërore.
,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,,
Hebrenj Dëshmoë nga treva e beratit:
1.JOSEF SOLOMON KONFORTI
2.JOSEF DAVID BIVAS
3.JAKOV JOSEF BAHAR
4. BARUH ISAK BARUH
5.JAKOV ABRAMOVIÇ
6.LEO TYJERI
Një punë të vyer për evidentimin e heroizmit të këtyre hebrenjve dhe shpalljen e tyre dëshmorë ka studiuesi dhe kineasti Kreshnik Hashorva, përpjekje kjo që i kushtoi 5 vjet kohë. Ndaj është krejt normale që në Ditën e Dëshmorëve, 5 Majin të shohësh duke vënë tufë me lule në përkujtim e nderim të dëshmorëve hebrenj, vajzën  e Kreshnikut, Mikena Hashurva.

TRE CAKRANË DHE HEBRENJTË…
Tek Muzeu “SOLOMONI” Berat ideatori dhe administratori i tij, studiuesi Simon VRUSHO flet edhe për rolin dhe kontributin që kanë luajtur për shpëtimin e hebrenjve figura të njohur të luftës dhe Cakranit, figura komplekse, por që në rastin e hebrenjve kanë qëndruar në lartësinë e virtyteve shqiptare. Në stendat e Muzeut gjen faksimilet e letrave ku duket preokupimi i tyre për strehimin e hebrenjve, bashkëpunimi me Perikli Haxhistasën, telegrami i ngushëllimit të Kadrit në vdekjen e Perikliut, me të jatin e të cilit, babai i Kadriut, Hajredini ishin bërë vëllamë etj.
Kadri Hajredin Cakrani (1903-1972)
Lindur në Cakran (Mallakastër). Shkollën fillore dhe atë qytetëse i kreu në Berat, deri në Luftën e Parë Botërore, kur i ati Hajredin dhe xhaxhai Bektash Cakrani ndërmjetësojnë me komandën austriake dhe Kadri Cakrani fillon shkollën ushtarake dhe Akademinë në Vienë, ku mbaron shkëlqyeshëm. Gjatë studimeve, më 1919 shkon dhe sheh në  Mynih rrëzimin e Republikës Sovjetike të Bavarisë, duke njohur  nga afër komunizmin e aplikuar aty. Pas mbarimit të studimeve në Austri ai vjen në Shqipëri me gradën kapiten, por nuk bëri pjesë në ushtrinë shqiptare  me mungesë të theksuar profesionalizmi në atë kohë. Merr pjesë si organizator dhe burgoset së bashku me Bektash Cakranin në Kryengritjen e Fierit. Me ardhjen e Italisë fashiste krijojnë në Mallakastër çeta luftarake atdhetare nacionaliste dhe intesifikojnë luftën kundër operacioneve të forcave italiane, me pasojë vrasje e djegie në Mallakastër. Me krijimin e Organizatës së Ballit Kombëtar, emërohet si komandant ushtarak dhe një nga krerët kryesorë të saj, ku merr pjesë në marrveshjen e Mukjes 1-3 Gusht 1943 me FNÇ. Më 3.1.1944 emërohet Komandant i Përgjithshëm Ushtarak i Ballit Kombëtar, me qendër në qytetin e Beratit.
Duke pasur përgjegjësi ndaj jetës së banorëve të qytetit të Beratit, ndihmon hebrenjtë e qytetit, si dhe evakuon nga gjermanët batalionet e divizionit të kapitulluar italian “Perugia”, strehon infermieret amerikane dhe i shpëton nga rreziku gjerman duke i dërguar pranë misioneve aleate në Vlorë. Largohet drejt Italisë me humbjen e luftës së nacionalizmit në Shqipëri ku strehohet tek një hebre i shpëtuar prej tij.
Më 1950 emigron drejt SHBA-ve dhe në vitin 1964 zgjidhet Kryetar i Ballit Kombëtar për gjithë emigracionin botëror. Ndërron jetë në vitin 1972
në Philadelphia, SHBA.

Kujti Bekash Cakrani (1916-1987)
Lindur në Cakran, (Mallakastër).
Gjithë zinxhirin shkollor e kreu në Itali dhe mbaron shkëlqyeshëm Akademinë ushtarake prestigjioze të
Milanos, si oficer kavalerie, degë elitare, me gradën kapiten.
Me ardhjen në Shqipëri dhe me pushtimin fashist italian kalon si ushtarak, Komandant i forcave të Ballit Kombëtar për Mallakastrën.
Evakuon nga rajoni i Beratit 7500 ushtarë të divizionit “Perugia” nga hakmarrja gjermane dhe strehon  500 (batalion.151 mitralier) prej tyre në Mallakastër, duke i krijuar kamp me kushtet si mbrojtje, ushqim, spital, etj. së bashku me familje hebreje dhe kreun e Kishës Katolike të Shqipërisë, shoqëruar nga tetë murgesha.
Me humbjen e luftës nga nacionalistët largohet në drejtim të Italisë, ku kishte gjithë njohjet e vjetra, duke mos mundur të marrë dot gruan dhe fëmijën, ku qëndron deri në fund. Ndërron jetë më 1987 në Pavia.

Bektash Kahreman  Cakrani (1871-1945)
Lindur në Cakran (Mallakastër).
Patrioti më me influencë i të gjithë kohërave në Mallakastër e më gjerë. Pas shkollës Ruzhdie që kreu në Berat, kreu dhe shkollën “Sulltanie” të Stambollit dhe Institutin Tregtar në Kajro, ku  më pas vijoi Fakultetin e Drejtësisë në Stamboll. Fliste shkëlqyeshëm frëngjishten, turqishten, persishten, si dhe gjermanishten e greqishten.
Pjesëmarrës në pothuaj të gjitha kryengritjet antiosmane nga 1890-1912. Organizon dhe merr pjesë në luftimet e Kryengritjes së Toskërisë, kundër
pushtuesit turk, ku pajis çetat me mijra armë të blera në Austri. Ngre shkollën më të vjetër të Toskërisë në Cakran më 1908, merr pjesë në Kongresin e Manastirit më 1909 dhe 1910.
Nënshkrues i një sërë memorandumesh, ku theksohet ai i Sinjës 1912. Kryeson Kuvendin e Shpalljes së Pavarësisë, ku bëhet drejtori i parë i thesarit (guvernator) në histori, natyrisht duke e paguar Qeverinë e Vlorës me të ardhurat e veta. Organizator dhe senator i Kongresit Kombëtar të Lushnjës, ku promovon qeverinë e Sulejman Delvinës, deputet i Parlamentit të parë shqiptar. Gjatë Monarkisë Shqiptare, duke pasur bindje republikane organizon Kryengritjen e Fierit, kur, pas saj dënohet me vdekje, por për shkak të popullaritetit nuk ekzekutohet. Me të kaluarën bëhet simbol i bashkimit kombëtar në luftra për liri.
Ndihmon, bashkë me të birin, me të birin, Kujtim, evakuimin e italianët e kapitulluar të divizionit “Perugia”, familjet hebreje, fshatra të zhvendosur nga fronti i luftës etj.
Por popullariteti i tij bëri që dhe të pushkatohet në një gjyq farsë më 1945.
Dekoruar “Nder i Kombit”.

Nga Berati Sulo Gozhina