​DOKUMENT I RRALLË: KUR SHTETI GREKOBAVAREZ E NJIHTE ÇAMËRINË DHE EPIRIN SI PJESË TË SHQIPËRISË

(FLETORJA ZYRTARE E  VITIT 1835)
Rreth nënndarjes së Konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë, në nënkonsullata.

VENDIM I OBORRIT MBRETËROR PËR PUNËT E JASHTME TË SHTETIT
Zbaton
Nënndarja e zonës së katërt ku zyra konsullore e Turqisë deri tani ka qenë e papërcaktuar nga nenet nga data 30 janar deri më 11 shkurt 1835. Udhëzimet konsullore shtesë u vendosën mbi propozimin e Sekretariatit si mëposhtë,
Periferitë e konsullatës së Epirit dhe Shqipërisë ndarë në këto nënkonsullata:
a. Të Epirit që ka qendër në Janinë. Kjo përfshin krahinat Zagori, Meçovë dhe Konicë dhe shtrihet në lindje deri në qytetet Grebene, Paramëthi dhe Sul deri në Kallarite (Artë) dhe në perëndim përgjatë gjithë vijës bregdetare të Çamërisë që nis nga Butrinti dhe përmban dhe Sajadhën.
b. Të Shqipërisë së Poshtme që selinë kryesore e ka në Vlorë.  Kjo nënkonsullatë përfshin tërë bregdetin perëndimor deri në Kavajë duke filluar nga Butrinti deri në kufijtë e saj në lindje në një pjesë të Konicës dhe nga ana tjetër në Berat përfshin gjithë plazhet përreth.

c. Të Shqipërisë Veriore me qendër në Durrës. Kjo nënkonsullatë shtrihet gjatë gjithë vijës bregdetare të Kavajës dhe rrethinat e këtij qyteti deri në limitet e bregdetit Austriak (Kotorr), në kufijtë e provincës së Shkodrës nga Kavaja në perëndim, deri në në lindje duke përfshirë zonën e Ohrit dhe rrethinat përkatëse.

Athinë më 19 nëntor 1835.
Në Oborrin Mbretëror nga Sekretari i Punëve të Jashtme Jakov Rizos.